• |
ide | kryesore

Video/ Frikë për Halloween, Paris Saint Germain terrorizon Thiago Silva

Sport, Video



Ëmbëlsirë apo shaka? Fraza simbol e Halloween është e njohur nga të gjithë, natyrisht edhe nga futbollistët. Por kjo nuk ka mjaftuar për të evituar që të bien pre e shakave, edhe në kohën kur kërkonin dicka për të ngrënë.

Është pikërisht ajo që i ndodhi Thiago Silva, Kylian Mbappé e Alphonse Areola, por aty ishin edhe Thomas Meunier, Adrien Rabiot e Presnel Kimpembe deri tek trajneri Thomas Tuchel gjatë një “shëtitje” të organizuar nga Paris Saint Germain brenda një dhome frike me rrjeta merimangash, shtriga e zombi.

Futbollistët kanë provuar të marrin me radhë karamelet brenda kungullit symbol të festës…por kanë gjetur një surprizë që i ka bërë të bërtasin e të kërcejnë përpjetë nga frika. Shakaja i shërbyer klubit parisien për të clodhur pas 11 fitoreve radhazi në Ligue 1 e mbi të gjitha për ti uruar tifozëve të tyre të zbaviten kur të festojnë Halloween.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=23&v=bWCUEAH44W4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *