• |
ide | kryesore

Video/ Romagnoli makthi i Genoa në Halloween

Sport



Në natën e Halloween, Milan tremb tifozët në San Siro, përpara se të bëjë të ekzaltojnë në minutën e dytë shtesë, në një ndeshje ku gjithcka e bëri vetë. Rikuperimi i javës së parë të kampionatit, sfida me Genoan u vendos nga kapiteni Romagnoli. Milan mundi 2-1 Genoa por shumë më me vështirësi se mendohej, viktimë e pasigurive të tij përvec dëmtimeve – i fundit ai i Biglia në pulpë – që e detyruan Gattuso të përziejë kartat duke u kthyer në mbrojtjen me tre.

Kuqezinjtë fituan me tepër me forcën e vullnetit se falë lojës së shprehur dhe duhet të falenderojnë portierin e Genoa Radu për një dalje të pamenduar në minutën e 92′ që i lejoi Romagnoli të shënonte golin e fitores. Më parë Suso kishte shënuar një kryevepër, përpara se kapiteni po vetë të barazonte rezultatin me një autogol.

Portieri rumun do të përjetojë një rikthim të tmerrshëm në Genova për ndjesitë e fajit, se shkaktoi humbjen dhe prishi një përfaqësim brilant me një gabim në kohën shtesë, një makth në natën më të gjetur. Merr frymë Gattuso, falë një klasifikimi të ngjeshur që e sheh në vendin e katërt, me pikë të barabarata me Lazio falë edhe golit tre pikësh të Romagnoli, që po vetë në fillimin e pjesë së dytë, mposhti – paradoksalisht në të njëjtën mënyrë – portierin e tij në autogolin e pafat pas një gabimi në zotërimin e topit të kuqezinjve.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/10/JyqNd6HBClG9CThgHkZh_31_4cf3fd8134c5cc73d7cd6a7afaf401f2_video_720p_converted.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *