• |
ide | kryesore

Zhdukja mafioze e 2 personave në Shkodër/ Familjarët: Të paktën të dimë ku janë trupat

Lajme, Të fundit

Emisioni “Top Story” në TCH ka bërë një investigim mbi historinë e përplasjeve në Shkodër. Një ngjarje që iu kushtua vëmendje ishte ajo e ndodhur në fshatin Myselim në Postribë me 23 gusht 2018. Në këtë ditë u zhdukën nga banesat dajë e nip, Gëzim Hysaj dhe nipi Agron Mollaj. Ngjarja fillimisht kaloi në heshtje, por pas rreth një jave, familjarët e tyre reaguan për mediat.

Në banesën e Gëzimit, bashkëshortja e tij Sajmira qëndron ende me sytë nga dera. Edhe pse shpresat e saj që bashkëshorti të kthehet i gjallë thuajse janë shuar, ajo pret të paktën të dëgjojë qoftë edhe lajmin e keq. E lodhur dhe e drobitur shpirtërisht, Sajmira e ka të pamundur të flasë para kameras. Ajo tregon se sa herë dëgjon që dikush afrohet te dera, e kapin të dridhurat për të pritur lajmin. Ndërsa Qemal Hysaj tregoi atë që kishte ndodhur natën e zhdukjes së vëllait të tij Gëzimit.

“Pasdite na thotë që më kërkon një shok, Faroku, i thotë gruas së tij: “Më bëj bukën gati se po vi”. Iku dhe nuk u kthye më”, – rrëfen vëllai i Gëzim Hysaj që shton se personi që Gëzimi takoi në të vërtetë nuk u gjet kurrë.

Teksa muajt kanë kaluar, në familjen e Gëzimit shpresa mungon, dhe apeli i familjarëve të tij është që të paktën të gjendet trupi.

“Të gjendet të paktën një shenjë, por varet se nga i kanë tretur ata”, – thotë i vëllai.

Vëllai i tij, zbuloi për “Top Story” edhe detaje të pathëna lidhur me atë që mund të ketë ndodhur. Ai zbulon se nipi i Gëzimit, Agron Mollaj, i zhdukur në të njëjtën mbrëmje, ka qenë i përfshirë në një konflikt të hershëm.

“Para 20 vitesh, në një klub, kanë qenë vrarë nja dy persona, dhe dyshojmë se ato mund ta kenë bërë këtë lojë”, – tha i vëllai që tregon se mes zonave ku është kërkuar për gjetjen e Gëzimit dhe nipit të tij Agronit, ishte edhe Dobraçi.

“Në Dobraç i kanë prerë përpara, i kanë këputur kamerat e sigurisë… edhe dritat… në atë kohë e kanë bërë veprimin ato banditët”, tha i vëllai.

Dyshimet janë se këta dy persona, pra Gëzimi dhe nipi i tij Agroni, janë vrarë për shkak të përplasjeve mes fiseve Lici dhe Bajri.

“Banorët e zonës kanë qenë aty, nuk flasin asnjë. Asnjë nuk flet… kanë frikë…”, – tha i vëllai.
Familja e Agron Mollajt nga Dobraçi, ka marrë kërcënime edhe pas zhdukjes së tij. Djali 19-vjeçar i Agronit, ka kërkuar ndihmë nga kryetari i shoqatës së “Misionareve të Paqes dhe Pajtimeve të Shqipërisë”.

“Është takuar me mua, më tha që: “Më kanë njoftuar dhe mua se do të kesh fatin e babës dhe dua të largohem”.

I bëra letrën se si rrezikohet jeta në Shqipëri, dhe me sa di unë është larguar nga ky vend”, – tha për Top Story Nikollë Shullani, Shoqata e Pajtimit të Gjaqeve.

7 Comments

  1. Mos harroni kush ka udhehequr qytetit e shkodres per 26 vjet PD,sapo e moren nen kthetra kete qytet filluan ta shendrojne ne nje Palermo brenda shqiperise,kur nje qyteti I largohet pjesa qytetare eshte destinuar te behet nje qytet I frikes nga vdekja,kete beri saliu me qytetin mbolli vdekjen,ku qytetaret e tij dashronin jeten te bukuren,kulturen,por saliu ta ngrin buzeqeshjen.

  2. O i paemer!nuk Po te leje pa pune! Se ke ngele vetem!Bilbil Klosi Enver Hoxha Kristaq Rama ! Kana vrare e zhduke per 50 vjet kete popull! Pa e sap ! Rraca jote qe eshte ne qeveri kane perzen nja 500 mije nga ky vend! Shkodra ka jetu mbi 500 vjet Dhe do te me mijra vjet ! Ptu fare keqe

  3. O nasi se mos ta rrasin,llogjikes tende po I kujtoj kur saliu erdhi ketu u larguan1,5 milion por bejne zgjedhje individuale,e dyta ka vrare enveri duhet te vriste dhe saliu,ta paska rrembyer trurin saliu o Nasi ashtu si ka bere me shkodren per 26 vjet

  4. Ke te drejt Se Saliu eshte Buce ! Se I la klyshet e komunistave me livadhis i beri deputet! Nuk I futi ne anije si Ramizi ne ambadada! Po fare keqe ngeli eshte bere kancer ! Ti ke te drejte Po une kam qene ke ato ifat e sigurimit qe shkonim ne gjater per internim ! Fare keqe ptu

  5. Nasi suposti te ben mire ne te tilla raste se saliu keshtu ju do,puno fort nasi,por shkodren saliu nga qytet me histori e beri si Palermo 26 vjet ne thundren e saliut edhe sot,supostin nasi

    1. i pa emer e me mut ne tu-ik se qenefi negjmije po te zjen sot nga muti i ridhjer i tahirit,ik ha se baba taku e rama qe ju kthye kelyshi mut komunist u dhjen nga goja e bytha,po ashtu balla kelysh pioner,xhafaj qe u derhoq e lleshi qe u zgjidh mut taze komunist te ben.75 vite mut komunist qe nga stalini deri te zaho e nuk u ngopet,as me te enverit,mao lu ce dunit,popoviqit,mugoshes ramizit,nanos,ruqit,baba takut,gjinushit,milos ,gjelil e ilir gjonit,kristaq edvinit e spiro kolekes por zgjodhet edhe te bijve te tyre edvin,dashe alfred peza,ditmir sulo biushatit,ilir hamit beqes etj ,pra qe te gjith komunist te felliqur ,por jo nuk e lat me kete bet xibraken me ermal e negjmije hogjen,olsi spiro kolek ramen,gregorin dhe u dreqoset me kokain.berisha ju beri njer nga kafsh stalini qe ishit neper stalla lopesh,koperativa derrash dhe kotece pulash,ju dhan liri te udhtoni ne bot,por jo ju u droguat e u bet edhe me mut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu