• |
ide | kryesore

Rafinha, gafa e “ekzagjeruar”: braziliani kërkon ndjesë në Twitter

Sport



Mesfushori i Bayern Mynih, Rafinha, është detyruar të kërkojë falje që u vesh si ‘atentator arab’ për Halloween, duke u justifikuar se nuk kishte si qëllim të fyente ndjenjat e askujt. Në një imazh të publikuar në faqen zyrtare Twitter të Bayern, futbollisti brazilian është i veshur me një rrobë të gjatë arabe e me shami me kuadrate rozë e të bardhë, ndërsa mbante një pako ku shkruhej ‘kujdes’. Veshja ka shkaktuar debate të forta në rrjetet sociale dhe klubit iu desh të fshinte foton.

Më pas Bayern ka postuar ndjesën e Rafinha. “Halloween është një festë e frikës me kostume të ekzagjeruara, nuk ishte qëllimi im të mërzisja asnjë me veshjen time ose të lëndoja ndjenjat e ndonjërit”, ka shkruar braziliani.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *