• |
ide | kryesore

Befasia/ Edhe pa Messin, Argjentina harron Higuain dhe Aguero

Sport



Dy javë nga miqësorja e dyfishtë me Meksikën (në program për 16 e 20 nëntor), tekniku i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka publikuar listën e lojtarëve të seleksionuar. Me Lionel Messi që ende nuk ka vendosur të kthehet të luajë për Albiceleste, për më tepër edhe i dëmtuar në krah, e gjithë vëmendja ishte përqendruar tek Gonzalo Higuain, por sic duket këtu bënte përjashtim Scaloni.
Në përzgjedhjen e teknikut janë përfshirë deri edhe De Paul i Udinese, Simeone i Fiorentina, apo Lamela i Tottenham, por jo sulmuesi i Milan dhe ai i Manchester City.
Higuain vazhdon të ndjejë mungesën e konsideratës në vendlindje, duke u anashkaluar edhe një herë nga trajneri i Argjentinës: herën e fundit që sulmuesi ka përfaqësuar kombëtaren ka qenë në Rusi 2018 në ndeshjen kundër Francës. Një tjetër mungesë e madhe është edhe mesfushori i Paris Saint Germain, Angel Di Maria.

LISTA E TE GRUMBULLUARVE:
Portierë – Agustín Marchesín, Sergio Romero e Gerónimo Rulli.
Mbrojtës – Ramiro Funes Mori, Germán Pezzella, Renzo Saravia, Nicolás Tagliafico, Walter Kannemann, Nicolás Otamendi, Gabriel Mercado, Emanuel Mammana e Juan Foyth.
Mesfushorë – Marcos Acuña, Maxi Meza, Franco Vázquez, Giovani Lo Celso, Leandro Paredes, Santiago Ascasíbar, Matías Zaracho e Roberto Pereyra.
Sulmues – Rodrigo De Paul, Franco Cervi, Ángel Correa, Lautaro Martínez, Mauro Icardi, Giovanni Simeone, Paulo Dybala, Erik Lamela e Eduardo Salvio.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *