• |
ide | kryesore

A ia dha skafin Habilajve? Pyetja që Tahiri la pa përgjigje në Opinion

Lajme, Të fundit



Në emisionin Opinion, Saimir Tahiri iu shmang pyetjes së gazetares Klodiana Lala, ku kjo e fundit e pyeti nëse ai i kishte dhënë Moisi Habilajt ( i arrestuar ne Itali per trafik nderkombetar droge dhe kusheri i larget i ish-ministrit) skafin që përdorte vet.

“Në momentin që kishte pësuar dëm skafi i Orges Piperit, ju kishit kontaktuar një person tjetër që kishte ardhur bashkë me Moisi Habilaj. Ai e ka marrë këtë skaf dhe e ka çuar në Itali për ta riparuar. Pastaj ka dalë një detaj që ju keni intimiduar dëshmitarin Orges Piperi. A u shqetësuat ju kur Habilaj mori skafin me të cilin ju kishit udhëtuar me familjen dhe e çoi drejt Italisë?”, tha Lala.

Tahiri e shmangu një përgjigje direkte të kësaj pyetjeje, pavarësisht këmbënguljes së gazetares; “Lërë prokurorin të bëjë prokurorin. gjyqin preferoj ta bëj atje ku është dhe jo këtu. S’kam ndërmend të merrem këtu me deklarata prokurorësh dhe insinuata prokurorësh. Ata marrin provat, i çojnë në gjykatë dhe mbi këtë bazë vendoset nëse jam me faj apo jo. Përgjigjen e di unë. Të gjitha këto që janë insinuata. Mos më ndërprit më (I kthehet gazetares Klodiana Lala). Do më thërrasë prokuroria kur ta shoh të arsyeshme. Sot dola në publik sepse kam një vendim nga Prokurorët e Antimafias ku thotë se; ky zotëri nuk ka lidhje me këtë çështje. kam 15 vjet që shëtis me skaf dhe do shëtis”.

Ndërkohë pyetjes së Lalës lidhur me faktin nëse Tahiri ka bërë një udhëtim me jaht në maj të 2017-ës nga Mali i Zi ku ai ishte dhe kapiteni, ish-ministri e pranoi publikisht.

Lala: Keni udhëtuar me një jaht në maj të 2017-ës nga Mali i Zi. Keni qenë ju kapiten i jahtit që keni udhëtuar nga Mali i Zi?

Tahiri: Me skaf dhe jo me jaht. Kam bërë pushime për qefin tim. Po patjetër, kam patentë.

Lala: Është në shumën e 600 mijë eurove i blerë…

Tahiri: Nuk hetohem për pushimet e mia. S’kam qenë në asnjë detyrë për kohën që i referoheni.



5 Comments

  1. Ah moj shqiperi e mjera Shqipëri!
    Si nuk u formua nje berthame njerezish te ndritur e patriote ku me nje krah aktiv ti neutralizonte nja 10 koka….se te tjerët iknin vete.

  2. A ia dha skafin Habilajve Saja, ? per kete deri sa te konsultohen te pa emerit e rilindjes qe te marrim pergjigjen e sakte, sepse ata e dine si bashkepunetore ne tere bemat e kesaj qeverie, dhese keta jane koopetentet se cduhet bere, e cna kane bere. Do dalin, e ti shihni se c;do na thone,,,,Na ish nje here nje BERISHE. e me kete kujtojne se largojne tere mekatet e tyre qe i kane sjelle ketij populli sa dhe baballaret e tyre.

  3. Sa rëndë që ishte mbrëmë ky zullapi. Në fillim rrinte si mut i rras masnej filloi tu e ngrit zerin , dmth ja dha efektin me vonesë.. .. Përse nuk ja nxorrën videon kur qante si legen ….. . Sa te vije ajo teta e re ke ajo ambasada qe ka qef ky dhe pastaj do shohim “portokalli” me këtë dhe me te tjerë nga uturaku i ripjerdhjes….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *