• |
ide | kryesore

Daja sulmon hapur FSHF-në: “Rregullorja thotë ndryshe, por nëse Federata vepron kështu, duhet të kthejë Veliun në fushë”

F1, Sport



Flamurtari shkon në ndeshjen delicate me Kukësin me mungesën e papritur të Idriz Bathës. Mesfushori, një pedinë e rëndësishme e teknikut të kuqezinjve, Ilir Daja, është skualifikuar për një ndeshje nga Komisioni i Disiplinës, vendim të cilin tekniku i vlonjatëve nuk ngurron ta ironizojë. Në fakt është një penalizim jo i vogël për Flamurtarin dhe Dajën, që duhet të ndryshojë kartat 24 orë përpara ndeshjes.

“Fjala siguri duhet parë cfarë nënkupton – ironizoi Daja në konferencë për shty – . Dje në orën 19.00 doli vendimi për të dënuar Bathën, me të cilin kishim gjithë javën që përgatisnim ndeshjen në formacion. Tani duhet pritur deri në fillimin e ndeshjes, se mos dënojnë edhe ndonjë tjetër. Kjo sa për fjalën siguri”.

Dënimi i paprecedentë me nenin e gabuar, ka qenë kryefjala e teknikut të vlonjatëve, që ka kujtuar rregulloren e interpretuar gabim, duke I kujtuar FSHF-së, se me menyrën si vepron duhet të kthejë në fushë Franc Veliun.

“Pamjet filmike – tha tekniku -, nëse janë marrë ato për bazë, si e di unë rregulloren përdoren vetëm në rastin kur arbitri nuk ka patur fushëpamje. Në rastin e Bathës kjo nuk ka ndodhur sepse arbitri ishte aty. Nëse kemi pastaj vendim mbi vendimin e arbitrit, FSHF të shohë mirë kartonët për Franc Veliun dhe ta kthejë në fushë përmes pamjeve filmike”.

Tekniku duhet të bëjë, jo vetëm pa Bathën, por edhe pa Emiljano Mustën, për shumë kartonësh në një ndeshje kundër një rivali të fortë si Kukësi. Vlonjatët kanë një kujtim të mirë nga faza e parë, ajo fitore 1-0 me një gol të ish-lojtarit të Bluve Albi Alla dhe Daja shpreson që historia të përsëritet. Për Flamurtarin, në prag të ndeshjes së të premtes që do të luhet në Kamëz në oprën 14.00, rikthehet Albi alla dhe qendërmbrojtësi rumun Sirgi, që i japin më shumë zgjedhje teknikut, të paktën në repartin difensiv.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *