• |
ide | kryesore

Debati për vrasjen e Kacifas/ Mjekëve iu kërkohet të nxitojnë me ekspertizën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një mbledhjeje urgjente është thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, ku në qendër të saj, kryefjalë ka pasur espertizën e Konstandino Kacifas të vrarë në Bularat, të dielën.

Në mbledhje me grupin e hetimit që po zbardh ngjarjen e Bularatit, merrnin pjesë edhe dy nga zyrtarët e mjekësisë ligjore

Gjatë kësaj mbledhje, mësohet se, prokurorët e Krimeve të Rënda ju caktuan afat mjekëve ligjorë për të mbyllur sa më shpejt ekspertizën, në përfundim të të cilës akuza do të lëshojë edhe lejen e ceremonisë së varrimit.

Trupi i Kacifës u soll në Tiranë pas qëndrimit të prindërve të tij, që hedhin dyshime për mënyrën si u qëllua nga policia. Por pavarësisht kësaj prokuroria ka të administruar edhe raportin e shërbimit të forcave RENEA ku shpjegohen të gjitha fazat e këtij aksioni për kapjen e Kacifës, i cili u vra gjate shkëmbimit me armë zjarri.

Ekspertizë pranë policisë shkencore po kryhet edhe për armën tip Kallashnikov me dylbi të përdorur nga 35-vjeçari jo vetëm kur qëlloi ndaj RENEA-s dhe forcave “Shqiponja”, por edhe kur shtiu në ajër dhe ndaj dy automjeteve të Policisë Rrugore që ishin të parkuara në qendër të fshatit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *