• |
ide | kryesore

Deputeti i Merkel flet për dorëheqjen e Xhafajt: Për gjermanët e papranueshme…

Lajme, Të fundit



Thorsten Frei, raportuesi i grupit parlamentar CDU/CSU për Shqipërinë e quan pozitive dorëheqjen e Fatmir Xhafajt e pret rezultate nga pasardhësi i tij. Hapja e negociatave varet nga lufta kundër krimit të organizuar.

Raportuesi i grupit parlamentar CDU/CSU për Shqipërinë, Thorsten Frei, është i mendimit se dorëheqja e ministrit të Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj është një hap pozitiv në drejtimin e duhur. I pyetur nga Deutsche Ëelle, Frei ka thënë ndër të tjera, se për të arritur statusin e kandidatit, Shqipëria duhet të bëjë edhe shumë më tepër në luftën kundër krimit të organizuar, gjendja e të cilit sipas tij është shqetësuese. Deputeti gjerman pret rezultate të shpejta në këtë drejtim nga pasardhësi i tij.

“Është e vështirë të gjykosh së largu se cilat kanë qenë shkaqet e dorëheqjes së tij. Dhe nuk më takon mua, sidomos kur në Shqipëri, diskutimet për këtë çështje nuk kanë të sosur. Sidoqoftë, unë e kam theksuar gjithnjë, se thashethemet dhe supozimet e lidhura me zotin Xhafaj edhe për ca kohë do të ishin të papranueshme politikisht në Gjermani. Unë mendoj se dorëheqja është një tregues tjetër në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përkatësisht shkëputjes nga politika.”

thorsten

Negociatat varen nga lufta kundër krimit të organizuar

Deputeti i Bundestagut thekson për Deutsche Welle-n, se është i bindur se ky nuk mund të jetë hapi i fundit.

“Qeveria duhet t’i zgjerojë shumë më tepër dhe më me vendosmëri përpjekjet e saj në këtë sektor. Është e vërtetë që ndërkohë janë bërë përparime të mëdha me vettingun. Por unë jam ende shumë i shqetësuar për gjendjen e krimit të organizuar. Kjo pikë do të luajë në fillim të verës së ardhshme një rol shumë vendimtar, kur në tryezë të kthehet sërish çështja e negociatave të anëtarësimit. Mbetet të presim se cili është roli që do të luajë pasardhësi i tij dhe se a do të jetë në gjendje ai të dëshmojë rezultate të shpejta. Unë jam optimist i rezervuar, se dorëheqja e Xhafajt është për vendin një hap i vogël pozitiv përpara dhe drejt Europës.”

Të shtunën e kaluar, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kishte bërë të ditur nëpërmjet një lajmi në Tëitter se kishte pranuar dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe se në vend të tij do të emëronte këshilltarin e vet për çështje sigurie, Sandër Lleshaj.
Xhafaj e dha dorëheqjen pasi kishte arritur një sukses të madh në luftën kundër krimit të organizuar, duke shkatërruar një qark prodhuesish dhe kontrabandistësh droge në Shqipëri. Suksesi u arrit në bashkëpunim me policinë gjermane.

Me gjithë bashkëpunimin e mirë, figura e Xhafajt shihej me rezerva në Gjermani, për shkak të lidhjeve që kishte vëllai i tij me krimin e organizuar. Lufta kundër krimit të organizuar është një nga kushtet që grupi parlamentar CDU/CSU, ka vendosur për Shqipërinë për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE. Ish-atasheu ushtarak i Shqipërisë në Gjermani, Sandër Lleshaj, përveç pastërtisë së emrit, ka edhe një tjetër përparësi kundrejt ministrit të deritanishëm: njohjen e gjermanishtes dhe të Gjermanisë. /DW



8 Comments

  1. “””” se thashethemet dhe supozimet e lidhura me zotin Xhafaj edhe për ca kohë do të ishin të papranueshme politikisht në Gjermani “”””

    Ore Gjerman te pa pranushme politikisht ne gjermani… .. po ketu je ne shqiperi.. Ku do hane buke keta anal-istat , port-halet, shpifsat profesjoniste, thashethemexhinjte e kafeneve, fallxhinjte politike ?

    Nuk e shikon ti , pikerisht edhe ne kete shkrim , shkurdhaku e ka hedhur dozen e tij te helmit, shpifjes, hamendesimit kur shkruan.. ” Me gjithë bashkëpunimin shume te mirë, figura e Xhafajt shihej me rezerva në Gjermani, për shkak të lidhjeve që kishte vëllai i tij me krimin e organizuar.” .

    Nga e mori vesh ky Shkrudhaku se gjermanet e shikonin me rezerva xhafen ???

    Keta shpifsa profesjoniste ta shpifin oooo gjerman ,, ta shpifiiin.

    1. xxxx thashetheme ti thua qe vellua i monstres xhafa esht ne burh,thashethem tegjep rraja,thashethem ter familja ndoka,thashethem quko,thashethem bajrat shoket e edvin ditmir bushatit,thashethem roshet,thashethem frroket ,thashethem,thashethem ,thashethem .ik o üirdhu ne qenef.ne gjermani nuk do te ndodhte kurr qe minister i brendshem te behet nje ish bashkpuntori i stasit pra i honelerit e lere te behej minister njeri qe ka vellaun ne burg per drog.qe ta din xxxx ramen ne fjermani e kishin futur ne spital psikiatrik e jo kryminister.

    2. O idiot, do te thote qe do te ishte e papranueshme qe nje njeri me implikime te tilla te ishte minister. Gje e trashe! A e di per cfare vendi po flet? Dukesh qe nuk ia ke haberin se cfare eshte Evropi…

  2. Nje te mire paska S.Lleshi, se kur te emigroje ne Gjermani, si gjysma e shqiptareve, di ku te trokase

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *