• |
ide | kryesore

Lushnje, goditet grupi që shpërndante heroinë, tre të arrestuar

Lajme, Të fundit



Policia e Lushnjes ka goditur një grup, të cilët shpërndanon droga të forta në qytet.

Në kuadër të operacionit të koduar “Louse” në pranga u vunë tre persona Ervis Çoku 34 vjeç, Erjon Çoku 39 vjeç E dhe rvin Kiptiu 38 vjeç të tre banues në Lushnje.

“Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambjentet e frekuentuara nga personat e lartëpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar:

•30 doza me lëndë narkotike e dyshuar Heroinë

•Një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

•Një armë zjarri e tipit pistoletë zastava

•Një krëhër me 8 copë fishekë”, sqaron policia në njoftimin zyrtar.

Për të tre shtetasit e arrestuar, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Po vijohet me veprimet e mëtejshme hetimore me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe bashkëpuntorëve të tjerë të perfshirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *