• |
ide | kryesore

Marotta tek Inter, për një qëllim të caktuar…

Sport



Tani që raporti me Juventus është mbyllur përfundimisht, pritet vetëm zyrtarizimi i Administratorit të Deleguar, Giuseppe Marotta, tek rivalët e Inter. Me shumë mundësi do të ndodhë në fillimi të vitit të ardhshëm, por situata mund të jetë më e shpejtë, duke qenë se për ish-juventinin projekti i Steven Zhang, për ta cuar klubin në majë të Italisë dhe Europës është ekzaltues.

Ambicjet e presidentit të ri zikaltër e fuqia e Suning kanë fshirë cdo dyshim, duke kthyer besimin se mund të kalojnë cdo konkurencë: Marotta, administratori i deleguar i ardhshëm zikaltër, do të firmosë një akord trevjecar, me një pagesë në nivele të larta, për një mission jot ë lehtë port ë qartë, të parakalojë Juventus dhe të ndërpresë dominimin bardhezi.

Në fund të fundit është një punë që e ka bërë më parë, sepse edhe kur mbërriti në 1° qershor 2010 për të marrë drejtimin e bardhezinjve, pikërisht pas Tripletës interiste, detyra e tij ishte aspak e thjeshtë por stimuluese. E ashtu si atëherë, Marotta ka pas shpine një president të ri, të bindur, ambicjoz e me dëshirën për tu imponuar. Kushedi nëse historia nuk përsëritet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *