• |
ide | kryesore

Milan për pjesë këmbimi, edhe Biglia një muaj jashtë

Sport



Gëzimi për fitoren e minutave të fundit kundër Genoa ka zgjatur pak në kampin e Milan. Arritja e vendit të katërt, në shoqërinë e Lazio, është shoqëruar me një tjetër problem për Gattuso. Sikur të mos mjaftonte Caldara, tekniku duhet të bëjë llogaritë edhe me dëmtimin e Lucas Biglia. Argjentinasi ka akuzuar një problem muskular në pulpën e djathtë dhe Gattuso ka konfirmuar se kohët e rikuperimit do të jenë të gjata. Kontrollet e detajuara do ta bëjnë më të qartë situatën, por bëhet fjalë për të paktën një muaj stop, që do të thotë se mesfushori do të humbasë sfidën me Juventus në 11 nëntor.

Problem i fortë për Milan, që sapo kishte marrë konfirmimin për dëmtimin e rëndë të Mattia Caldara – ndrydhje e tendinës së Akilit e këputje muskulore në pulpë – që rrezikon ti ketë mbyllur sezonin. Dëmtimi i mesfushorit dhe mungesa e një zëvendësuesi ideal e kanë detyruar Gattuso të kthejë sytë për një 3-5-2 ku përfshihet Bakayoko. I dëmtuar vazhdon të jetë edhe Calabria, që po rikuperon një shembje të kaviljes së majtë, ndërsa shpresa është që Bonaventura, të kthehet për transfertën në Udine.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *