• |
ide | kryesore

Ndodh vetëm në Skoci: trajneri i Hibernian goditet me monedhë, tifozët hakmerren duke i dhënë një grusht portierit të Hearts

Sport



Heart of Midlothian-Hibernian përfundoi pa gola, por emocionet nuk munguan aspak: një karton i kuq, një tifoz i denoncuar e një trajner i plagosur. Derbi i Edimburgut, që njihet për ashpërsinë e tij, është ndezur më tepër në momentin e anullimit të një goli për vendasit: Neil Lennon, tekniku i Hibernian, është kthyer nga tifozët kundërshtarë duke i kujtuar se nuk ishte rasti të vazhdonin të festonin, por veprimi nuk ishte i duhuri, sepse mbi të është hedhur një monedhë që e goditi në fytyrë, duke e shtrirë përtokë.

Trajnerit i është dhënë menjëherë ndihma e sanitarëve e për fat nuk kishte dëmtime të rënda: “Jam i nervozuar, sepse kush mendon të plagosë kështu një person ka vetëm një emër: frikacak”, tha pas ndeshjes Lennon.

Si pasojë e këtij incidenti një tifoz mik, ndoshta në kërkim të hakmarrjes, goditi me grusht portierin vendas, Zlamal, ndërsa po merrte topin pas porte. Për tifozin e Hibernian është bërë menjëherë denoncimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *