• |
ide | kryesore

“Një ndeshje në ring dhe një në kafaz”: kjo është oferta e Khabib për Mayweather

Sport



Khabib Nurmagomedov dëshiron të fiksojë një marrëveshje prej dy ndeshjesh me Floyd Mayweather – një luftim në ring dhe tjetrin në UFC. Khabib, 30 vjecar, beson se kjo është mënyra e vetme për të kënaqur tifozët që janë të dëshpëruar të shohin përleshjen e yjeve të pamundur.

Duke folur për beIN Sports, rusi është shprehur: “Nëse ne bëjmë një marrëveshje bilaterale me Floyd Mayweather, fansat do të ishin të lumtur. Ndeshjen e parë në ring dhe të dytën në kafaz, pastaj kjo do të ishte reale. Dua ta provoj njëherë veten në boks.”

Mayëeather ka folur dikur për një mundësi kalimi në UFC, kur deklaroi se po stërvitej në artet marciale mikse, për më tepër që presidenti i UFC, Dana White, ka bërë të ditur se rruga e vetme që Mayëeather të luftojë me Khabib është nën rregullat e MMA.
“Dëgjoni, nëse Mayweather dëshiron të luftojë, le të vijë. Ti lufton në UFC. Ne nuk ndeshemi në boks, e bëmë njëherë dhe u mbyll aty.

Të dy Khabib dhe Mayweather kanë bërë publik dëshirën për të luftuar dhe ndeshja mund të zhvillohet ende, me Khabib që është gati të sfidojë amerikanin dhe të bëjë një “rematch” me Conor McGregor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *