• |
ide | kryesore

Paris Hilton, gati dasmën dhe emrat e fëmijëve

Paparazzi, Slider



Paris Hilton tashmë e ka vendosur, vitin tjetër martohet dhe madje ka gjetur edhe emrat e fëmijëve.

Së fundmi, në një intervistë për revistën italiane “Chi”, trashëgimtarja e njohur është shprehur se ndryshe nga më parë kur preferonte të qëndronte vetëm dhe nuk e kishte menduar ndonjëherë martesën, tani që Chris është në jetën e saj e ka vendosur që do martohet. Paris madje ka menduar edhe për emrat e fëmijëve të ardhshëm. “Imagjinoj një martesë shumë të bukur me një fustan romantik.
Pastaj, dua të bëj menjëherë fëmijë. Në fillim një vajzë që do ta quaj London, dhe më pas një djalë që do ta quaj Milan, Në fund të fundit mua më quajnë Paris” -është shprehur ajo, që mesa duket ka vendosur të ketë në familje gjithë emrat e qyteteve të botës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *