• |
ide | kryesore

Peru, liderja e opozitës dënohet me 3 vite burg

Planet



E akuzuar se ka marrë ryshfet liderja e opozitës në Peru, Keiko Fujimori, është dënuar me 3 vite burg.

Një gjyqtar në Peru ka udhëruar që liderja opozitare, Keiko Fujimori, të kalojë tre vjet në burg, ndërsa pret gjyqin për korrupsion. Gjyqtari tha se ekzistonte një rrezik i madh që Fujimori të largohej nga Peruja. Ajo u akuzua për marrjen e një ryshfeti pre 1.2 milionë dollarë nga gjiganti i ndërtimit brazilian Odebrecht në vitin 2011.

Fujimori mohon çdo akuzë dhe thotë se janë të motivuara politikisht. Liderja opozitare, e cila ndodhej në gjykatë, u arrestua nga policia pas vendimit të gjyqtarit. Avokati i saj pritet të apelojë vendimin, raportoi AFP.

43-vjeçarja kaloi një javë në paraburgim më parë këtë muaj por u lirua në apel.

Ajo humbi balotazhet e zgjedhjeve presidenciale në vitin 2016 dhe 2011 pavarësisht se partia e saj Forca Popullore fitoi më shumë vota. Partia e saj aktualisht kontrollon Kongresin e Perusë. Babai i Fujimori, ish presidenti 80-vjeçar Alberto Fujimori, po vuan një dënim prej 25 vitesh burg për abuzime me të drejtat e njeriut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *