• |
ide | kryesore

Presidenti i La Liga, Javier Tebas, kundër Super League Europiane: “Një projekt i hartuar në 5 të mëngjesit, në një bar”

Sport



Presidenti i La Liga, Javier Tebas, ka kritikuar ashpër propozimin për krijimin e një Super League Europiane midis klubeve elitare të kontinentit. Koncepti i Super League Europiane ka qarkulluar në botën e futbollit për dekada me radhë, me disa drejtues që flasin për mundësinë e bashkimit të klubeve më të mira në një ligë të mbyllur. Ndërkohë Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, është në favor të kësaj ideje.

Ky projekt është diskutuar edhe në një takim midis drejtuesve të klubeve si Manchester City, Liverpool, Manchester United, Chelsea dhe Arsenal dhe biznesmeni Stephen M. Ross në 2016.
UEFA më pas debatoi draftin, duke e hedhur poshtë atë në favor të rritjes së drejtpërdrejtë të numrit të vendeve pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve për Anglinë, Italinë, Spanjën dhe Gjermaninë.
Tebas është i drejtpërdrejtë kur thotë se ky propozim është totalisht “lunatik”. “Super League Europiane do të ishte fundi i La Liga dhe Ligës së Kampionëve. E përkufizoj ashpër, në mënyrë që të gjithë ta kuptojnë … Super League është projekti i hartuar në një bar në orën 5 të mëngjesit, një projekt i presidentëve të ndryshëm të klubeve”, tha për Goal.

“Ka shumë argumente kundër Super League. Së pari do të jetë mirë, por tifozët e Bayern Munichut dhe Real Madridit janë rritur duke parë që klubet e tyre të fitojnë tituj, duke fituar kampionatet kombëtare, sepse historia e tillë është”, shtoi Tebas.

“Disa ekipe në renditjen e Super League do të përfundojnë në vendin e nëntë apo të dhjetë. Ju mendoni për një ndeshje të Real Madridit kundër Manchester United dhe në letër është një ndeshje e madhe, por dikush mund të jetë në vendin e 11-të dhe tjetri në të 10-ën.
Do të shohim pastaj se sa tifozë do të mbeten në pesë vjet pas kësaj”.

“Liga e Kampioneve duhet të ekzistojë, modeli i saj është i përsosur, klubet fitojnë, por një model i Super League Europiane do të ishte i dëmshëm për futbollin dhe, në afat të gjatë, për klubet e mëdha, sepse kurrë nuk do të ofrojë numrat ekonomik që klubet e mëdhenj imagjinojnë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *