• |
ide | kryesore

Putin i përgjigjet ftesës së Contes, pritet vizita në Romë

Planet



Vladimir Putin iu përgjigj pozitivisht ftesës së kryeministrit italian, Giuseppe Conte, për të vizituar vendin.

Rusia është e gatshme të zhvillojë lidhje me Italinë me shpresën për ti dhënë fund sanksioneve të BE-së të imponuara ndaj Moskës gjatë aneksimit të vitit 2014 të rajonit të Krimesë në Ukrainë, raporton Reuters.

Conte i tha Putin muajin e kaluar se mendonte që sanksionet “duhet të hiqen sa më shpejt që të jetë e mundur” dhe se Roma dëshironte t’i bindte vendet e tjera të BE-së që t’i braktisnin ato.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Italia thirrje BE-së: Të hiqen sanksionet ndaj Rusisë 

Firmat italiane, prej të cilave rreth 500 në Rusi, prej kohësh ankohen se sanksionet po dëmtojnë biznesin e tyre dhe kanë lobuar në Romë për t’i hequr ato.

Raundi më i fundit i BE-së për të bërë biznes me sektorin bankar rus, financiar dhe atë të energjisë u rinovua në qershor por skadon në fund të janarit dhe do diskutohet në Bruksel.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *