• |
ide | kryesore

Qendërmbrojtësi i Liverpool shkatërron Ramos: “Kur luan me Ronaldon gabimet e tua nuk i sheh njeri…”

Sport



Në 12 korrikun e kaluar, vetëm dy ditë përpara finales së Botërorit, Dejan Lovren e konsideroi veten një nga qendërmbrojtësit më të folrtë në botë. Mbrojtësi i Liverpoil dhe Kroacisë, ndoshta e teproi, por shkoi shumë pranë fitores së Champions League e Botërorit.

Muaj më vonë asgjë nuk ka ndryshuar në konceptin e Lovren, vetëm se ka vendosur ta bëjë ndryshe vlerësimin për veten, duke shënjestruar si objektiv Sergio Ramos, i nominuar mbrojtësi më i mirë i vitit në ‘The Best’ ceremoni e organizuar nga Fifa: “Unë kam thënë se jam ndër më të mirët, jo më i miri. Ramos krye më shumë gabime se unë, por luan me Real Madrid – vazhdoi Lovren – Kur luan me Cristiano Ronaldo edhe nëse bën gabime në 5-1 ose 5-2 nuk e vë re askush. Për fatin tim të keq, kur gaboj skuadra ime shkon në disavantazh”.

Lovren nuk ka dyshime për atë që e përcakton si mbrojtësin më të mirë aktual në botë: “Varane është një mbrojtës që më pëlqen shumë, besoj se është më i mirë se Ramos, e ka treguar edhe në vitet e kaluara, vetëm se nuk gëzon të njëjtën konsideratë si Sergio…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *