• |
ide | kryesore

Reagon PD: Pse dosja italiane që nxori Tahiri është e pavlerë

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike reagoi pas deklaratës së Saimir Tahirit i cili tregoi publikisht se Italia kishte mbyllur hetimet për të. Por demokratët thonë se kjo dosje nuk ka vlerë pasi sipas Gazbend Bardhit, këshilltar ligjor në selinë blu, hetimi italian është i parëndësishëm dhe nuk ka lidhje me hetimin në Shqipëri. Sipas Bardhit, Saimir Tahiri nuk i ka kryer krimet në Itali, por në Shqipëri.

“Dokumenti që ai valëvit për pafajësinë e tij, është i pavlerë për veprimtarinë e tij kriminale në Shqipëri. Si ministër i Brendshëm, akuzohet për lehtësimin dhe mbështetjen shtetërore për trafikun e drogës nga organizata kriminale e Habilajve në Shqipëri. Kjo veprimtari kriminale është zhvilluar në territorin shqiptar dhe si e tillë nuk mund të hetohet dhe as procedohet nga drejtësia italiane. Italia nuk ka juridiksion për vepra penale të ndodhura në territorin e një vendi të huaj nga një shtetas i huaj” – tha Bardhi i cili shton se qëllimi kryesor politik i Edi Ramës prej një viti është që Saimir Tahiri t’i shpëtojë drejtësisë dhe të mos ndëshkohet.

“Hetimi italian është i parëndësishëm dhe nuk ka lidhje fare me hetimin në Shqipëri. Saimir Tahiri nuk i ka kryer krimet në Itali, por në Shqipëri ku ai bashkëpunoi me Habilajt, u vuri atyre në dispozicion shefat e policisë në Vlorë që janë në arrati nga drejtësia, vuri në dispozicion të trafikut të drogës të paktën 127 punonjës policie, u vuri në dispozicion policinë kufitare dhe u vuri në dispozicion makinën dhe skafin e tij personal” – tha Bardhi sipas të cilit Tahiri kërcënoi sot në mënyrë mafioze indirekt edhe të gjithë ata që kanë dëshmuar, apo kanë prova kundër tij.

PD thotë se pas këtyre kërcënimeve, prokuroria duhet të kërkojë ndryshimin e masës së sigurisë nga “detyrim paraqitje” në “arrest me burg” për Saimir Tahirin sepse jo vetëm ka kryer vepër penale duke kërcënuar punonjësit e drejtësisë, por ka vërtetuar se, nëse mbetet i lirë, ai përbën rrezik për pavarësinë, prishjen e provave dhe vazhdimin e hetimeve.



5 Comments

  1. Kur je i mbuluar me mut, te pakten rri urte. Sapo ti vinin ne gjume pislleqet, cpate pse bertet nga poshte llumit.. !

  2. Po se kevti gazment bardhi te drejten morale te flas per saimir tahirin.
    Fol per lidhjet e tua me…………

  3. Clidhje ka qorri PD vetem lidhje homoseks””””e.
    Gazmendi by””n perdor per lidhje qefi per lidhje kriminale sbehet fjale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *