• |
ide | kryesore

Shtatë muaj i zhdukur në Maqedoni, familja nga Bulqiza kërkon ndihmë

Lajme, Të fundit



Shtatë muaj pas zhdukjes misterioze në Maqedoni ku punonte si coban ende nuk ka asnjë gjurmë të 32 vjeçarit Artur Lleshi nga fshati Zogaj i Bulqizës. Familjarët kanë bërë denoncim në Shqipëri e Maqedoni, por hetimet në të dy anët nuk kanë sjellë asnjë rezultat.

Bashkëshortja e 32 vjecarit, thotë se Ai ka patur një konflikt me një shtetas maqedonas, të quajtur Sinan, ndaj kërkojnë gjetjen e tij pasi e konsiderojnë njeriun kyç në zhdukjen e 32 vjeçarit.

Prej 10 prillit kur humbi gjurmët, për 32 vjecarin kanë qarkulluar disa teza, mes të cilave edhe përfshirja në trafikun e drogës, por familjarët e mohojnë kategorisht një mundësi të tillë

“Nuk e di nëse është marrë me drogë. Por sa ka qenë në Shqipëri ne nuk kishim lekë për bukë jo më të merrej me drogë. Unë e di se ka shkuar si çoban” thotë bashkëshortja

Artur Lleshi punonte prej tri vitesh në Gostivar të Maqedonisë. Ai kishte qëndruar në shtëpi më datë 2 prill ndërsa u largua 8 ditë më pas, ditë kur edhe humbi gjurmët në mënyrë misterioze/0ra news



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *