• |
ide | kryesore

Stickers, së shpejti edhe pjesë e Whatsapp

Stil



WhatsApp ka vendosur të shtojë stickerat.

Kompania tha ditën e sotme se këto elementë vizualë do të mbërrijnë në Android dhe iOS në javët në vijim.

Fillimisht 1.5 miliardë përdoruesit do të kenë akses në një numër të kufizuar stickerash dhe pakot e para do të ofrohen nga ekipi i dizajnit të WhatsApp.

Në të ardhmen kjo do të ndryshojë se çdokush do të mund të shtojë stickera që mund të përdoren brenda aplikacionit.

Aplikacionet e tjera të komunikimit kanë ndjekur një qasje tjetër. Line ishte ai që shpiku stickerat ndërsa Telegram ka platformën më të hapur ku çdo kush mund të publikojë stickera, raporton PCW.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *