• |
ide | kryesore

Trajneri i Empolit ironi me Juventus: “Ronaldo? Më i miri në fushë ishte Bennacer”

Sport



Një përmbysje si ajo që Juventus i bëri Empolit në Serie A nuk është e lehtë për tu kapërcyer edhe kur mes skuadrave difernencat janë evidente. Gjatë gjithë javës në fakt është folur për penalltinë në favor të bardhezinjve, për kontaktin mes Dybala e Bennacer, madje më i nervozuari ka qenë presidenti, Fabrizio Corsi.

Por e keqja nuk i ka dalë ende Empolit dhe përpara ndeshjes me Napolin, trajneri Andreazzoli kthehet të flasë mbi argumentin duke përdorur ironinë…: “U vlerësua Ronaldo si më i miri në fushë, por mendoj se më i miri ishte Bennacer, pa asnjë dyshim … Pastaj ndikon edhe fakti që shënoi gol, me një goditje të fortë. Kanë harruar sic duket golin e Caputos që besoj ishte më i bukur se ai i Ronaldo, si për ndërtim ashtu dhe për finalizim. Ai kërkoi trekëndëshin, ndërsa CR7 goditi fort por nuk shënjestroi aty”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *