• |
ide | kryesore

Turqia: Khashoggi u mbyt sapo hyri në konsullatën saudite

Planet



Gazetari saudit Jamal Khashoggi u vra duke u “mbytur” në konsullatën e vendit të tij në Stamboll dhe trupi i tij “u copëtua”, njoftoi sot prokurori i Stambollit, duke theksuar karakterin “e paramenduar” të kësaj vrasje.

Duke shpjeguar se vizita në Stamboll e prokurorit të përgjithshëm saudit në kuadër të hetimit nuk ka dhënë rezultate konkrete, zyra e prokurorit të Stambollit shprehet në një komunikatë e detyruar të ndajë disa nga elementet e zbuluara nga hetimi i saj.

“Sipas një plani të paramenduar, viktima Jamal Khashoggi u mbyt në vdekje sapo hyri në konsullatë”, thuhet në këtë tekst.

“Trupi i viktimës u copëzua duke e zhdukur menjëherë pasi vdiq me mbytje”, sipas Prokurorisë së Stambollit, raporton ata.

Për më tepër, sipas tekstit, autoritetet turke i kanë kërkuar sërish prokurorit saudit dhe delegacionit që e shoqëronte ekstradimin e 18 të dyshuarve të ndaluar në Arabi Saudite në kuadër të hetimit mbi vdekjen e gazetarit, të vrarë në konsullatën e vendit të tij ku kishte hyrë më 2 tetor për çështje administrative.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *