• |
ide | kryesore

Vinicius vlerëson ndeshjen e tij të parë si titullar: “Është stili im”

Sport



Titullar për herë të parë këtë sezon në krahë të Karim Benzema në sulmin e Real Madrid në ndeshjen e fituar 4-0 mbrëmjen e së mërkurës kundër Melilla në Kupën e Mbretit, Junior Vinicius u kthye të flasë për performancën e tij në fund të takimit për spanjollen “Marca”.

Pasues vendimtar në golin e Marco Asensio pak para pushimit të pjesës së parë dhe në golin e Alvaro Odriozola në të dytën, Vinicius, krijues i disa rasteve, një ndër të cilët u ndal nga traversa, ka impresionuar botën e futbollit ndërsa ka folur me entuziazëm pas fitores së arritur:

“Është stili im, të përballem me lojtarin që më mbulon dhe të jem efikas, i drejtpërdrejtë, duke kërkuar vazhdimisht golin”, tha braziliani i ri, i cili i ka kushtuar 45 milionë euro Realit që e bleu nga Santos.

“Jam i lumtur që e nisa ndeshjen si titullar dhe munda ta ndihmoj Real Madrid të fitojë. Ishte një moment shumë i rëndësishëm për mua dhe karrierën time. Një moment që do ta kujtoj gjithë jetën time”, – shtoi virtuozi 18-vjeçar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *