• |
ide | kryesore

Vrasja në Bularat/ Ish-ministri i Jashtëm grek ‘zbulon’ qëllimin e deklaratës së Ramës

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i jashtëm grek, Teodoros Pangalos, deklaroi se Edi Rama bëri deklaratë të gabuar në moment të gabuar, duke iu referuar reagimit të kryeministrit pas vrasjes së Konstandinos Kaçifas në Bularat nga RENEA. Sipas Pangalos, Rama bëri këtë deklaratë me qëllim që të marrë vota në jug të Shqipërisë.

 

“Nuk bëhet politik e jashtme me kush është më i fortë, kush bërtet më shumë. Me një ekonomi të shkatërruar nuk mund ta themi këtë. Greqia duhet të zgjidh problemet e saj me aleanca me fqinjët e saj”, u shpreh ish-ministri grek.

Vrasja e grekut në Bularat/ Reagon Rama: Fqinj të dashur… 

Pangalos nuk e justifikon veprimin e 35-vjeçarit ekstremist. Ai shton se në fotot që kishte parë kishte flamuj kudo duke e cilësuar si të pakuptimtë faktin se 35-vjeçari kishte tentuar të vendoste flamuj në fshat.

“Unë pash në fotografitë të publikuara se kishte flamuj kudo në fshatrat, nuk e kuptoj ketë që thonë se nuk e lejuan të vendosi flamur. Nuk e kuptoj se ca deshi Katsifas të shkonte nga Greqia të vendoste flamuj aty? Nuk kishte kush ta bënte aty? Unë nuk jam pro faqezinjve kur hedhin molotov apo sulmojnë policinë”, e ka mbyllur fjalën e tij politikani grek.



4 Comments

  1. E kuptoj qellimin informativ te medias, por deklarata nga mendje te kthjelleta dhe ne pozite ia vlen te botohen e analizohen.
    Por ngelet duke botuar cdo pordhe nga famliljare, cuna xhajash, komshinj e qene te atij krokodilit zervist nga Bularati. Kujt i hyne ne pune pervecse Maviy dhe Agimit te Arte?

  2. Perse nuk e thone se: Ky “XAXIQI” donte te vriste ministren Greke dhe te krijonte konflikt ushtarak dhe kryengritje te armatosur ne jug .
    Perse nuk e thone se: Se policia eshte e detyruar te jete prezente kudo qe ka pesonalitete te huaja , si u acaruaka ky si demat spanjoll kur shikon makina policie , dhe mer armen dhe qellon policat.

  3. Rama e ka organizuar kete, se në facebook javen e kaluar thonte qe nderhyjne ndaj te forteve. Rilindja eshte Kathy er në shtet policor. Kini kujdes kur shkoni në mbledhjet e rilindjes se ata I shkruajne kush Fulani fistek eshte aty, kush flet kunder tyre, etj. Domethene nje diktature

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *