• |
ide | kryesore

Zbulohet ngërçi pse Meta nuk firmos Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës duhet të shprehet me një dekret të veçantë për emërimin si ministër të Brendshëm të Sandër Lleshit. Ilir Meta e firmosi brenda pak orësh dekretin për shkarkimin e Fatmir Xhafajn, por për emrin e zëvendësit të tij duket e ka hasur në një ngërç. Lajmi u raportua që në mëngjesin e së enjtes nga lapsi.al (lexo më poshtë) duke pasur parasysh që kreu i shtetit kishte afat deri të premten për të vendosur për dekretin.

Pse Meta nuk po hedh firmën për Lleshin si ministër? Ka afat edhe 36 orë…

Kushtetuta i jep Presidentit 7 ditë kohë për të bërë verifikimet e tij përsa i përket emërimeve për ministër që i vijnë nga kryeministri. Por pse vonoi kjo firmë e Ilir Metës për ministrin e ri të brendshëm?

I pari ishte Nard Ndoka, kryetar i PDK-së që tha se “stafi juridik i Presidentit ka gjetur probleme kushtetuese që e pengojnë dekretimin e tij”. Report Tv shkruan se ky ngërç lidhet me nenin 103 të kushtetutës ku thuhet se: “Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërisë civile. Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër përveç detyrës së tij si ministër” – thuhet në Kushtetutë.

Sipas të njëjtave burime presidenca i ka dërguar një kërkesë zyrtare Ministrisë së Mbrojtjes për të kuptuar se cili është statusi Sandër Lleshit në forcat e armatosura dhe nëse ai mban aty ende ndonjë detyrë shtetërore. Është pikërisht ky shkaku i hezitimit nga presidenti Meta për dekretimin e Sandër Lleshit.



7 Comments

  1. asnje ngerc nuk ka thjesht meta po e zgjat sa mundet . shum shpejt do vij edhe pergjigja nga ministria e mbrojtjes qe gjenerali nuk ka asnje funksion tjeter shteteror apo angazhim zyrtar dhe likja i floririt e ka detyrim kushtetues ta dekretoje . laku po ngushtohet

  2. ngerqi esht se aleksandris lleshaj ka nderrua emra si frroket,ndoket,roshi,artur bushi ne sander lleshi.ku i dihet ku esht prostituar si edvin ne urat e parisit,ne reper bahn hamburg apo diku ne pufet greke.si ka mundesi gruaja e te bijet
    kan mbiemer lleshaj e ky leshi.me rilindjen e mos te jet mut nuk shkon,pos kesaj ka dy paga at ne FA dhe ne kryqelbsiristri.

    1. Kam frike se ti vete je nje nga kandidatet per burgun e sigurise se larte ne Reç apo Kavaje, ari dhe floriri jane e njejta gje ?

  3. Gjenerali duket njeri me integritet dhe me duket e pamundur ajo qe thote Ari. Problemi qendron ne faktin a ka integritet politik? E thene me thjesht a do te jete i pavarur politikisht ne detyren e tij?

  4. Ai moralisht por dhe politikisht nuk mund te vihet ne ate pozicion pasi ka qene keshilltar per sigurine kombetare dhe i gjithe aktiviteti i droges ka ndodhur nen hunden e tij. Pyetja eshte se cfare keshille i ka dhene KM per kete problem dhe nese e ka ditur perse nuk ka vepruar? Emerimi i tij le shume per te deshiruar dhe e vetmja arsye te con ne faktin se ai po vihet aty te mbylli trekendeshin KM-Min Brendeshme-Prokurori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *