• |
ide | kryesore

Zbulohet përgjim i ri/ Bie alibia e Dakos për lidhje me Avdylajt

Arkiva, Kryesore



“T’a mbaroj unë atë punë”. Ky është pak a shumë thelbi i një audio rregjistrimi të ri të zbuluar nga emisioni Të Paekspozuartit që është shkëputur nga dosja 339/1 e prokurorisë ku gjenden më shumë se 20 rregjistrime të kryebashkiakut të Durrësit me pjestarë të bandës së Avdylajve.

Po të dëgjohet i shkëputur përgjimi i zbuluar sot nuk nxjerr ndonjë scoop të madh. Ai përbën një bisedë të thjeshtë mes Dakos dhe Altin Avdylit, vëllait të njeriut të akuzuar si shefi i bandës së trafikut të kokainës.

Por, ai mer kuptim se ai tregon për nje relacion të ngushtë që Vangjushi, miku i ngushtë i Ramës, mban me pjestarët e bandës.

Nga ana tjetër ai hedh poshtë edhe gënjeshtarat që Gjushi tha një javë më parë në emisionin Opinion.

Pasi të enjten e shkuar u botuan përgjimet e para, ku dy trafikantë thoshin se kryebashkiaku duhet të paguante para për të blerë vota, dhe ku në vazhdim dëgjohej një bisedë e dytë që Gjushi donte ti falenderonte pjestarët e grupit kriminal për punën e bërë (pas zgjedhjeve 27 qershor 2017), pra pas daljes së këtyre regjistrimeve Dako pohoi se ai fliste me të gjithë votuesit. «  Nuk ka bir kurve që flet më shumë se unë në telefon! i tha ai Fevziut”.

“Të Paekspozuarit” nxjerr nga dosja një bisedë të re të Niçes me Gjushin

Përgjimet me “trafikantët e Shijakut”/ Si u rrëzuan alibitë e Dakos në “Opinion”

Andi Bushati: Nuk ka bir kurve ta shpëtojë Gjushin

Por, regjistrimi i publikuar sot tregon se Vangjush Dako ka mbajtur nje relacion permantent me bandën e Avdylajve, se ai ishte në shërbim të tyre dhe u kryente porositë. Pra kjo marëdhënie nuk ishte ashtu sikurse gënjeu Vangjush Dako, kur tha si ai i telefononte thjeshtë si votues.

Po, patjetër, shkaku i përgjimeve që u publikuan një javë më parë ishte rrëmbimi i votave, por ai që doli sot tregon për favore të ndërsjellta që në fund shpien në përdorimin e banditëve për zgjedhje, ose ashtu siç thoshte Edi Rama dikur : « Vjedhin Shqipërinë për të vjedhur vota dhe vjedhin vota për të vjedhur Shqipërinë ».

©Lapsi.al



3 Comments

  1. Andi me Tosin dhe Shkullakun po konsumohen kot, me gjera pa vlere te kurdisura nga konspircion salinian! Une mendoj se keta te tre por edhe disa dinake te tjere, mund te remojne dhe gjejne fakte kunder c’do kujt! Asnje nuk eshte i paster! Por nje gje eshte e qarte Saliu dhe Likja me Lulen e Hollandes, vrane kater te pafajshem ne mes te bulevardit! Nuk eshte njelloj si te vjedhesh dhe t’i kesh lyer duart me gjak! Ne mos drejtesia Zoti nje dite do te beje drejtesi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *