• |
ide | kryesore

Zbulohet vrasja për xhelozi e futbollistit. Dëshmitarja: “Ishin 4 me një hanxhar”

Sport



Zbulohen detaje të vecanta por të rëndësishme për të hedhur dritë mbi vrasjen e dhunshme të Daniel Correa Freitas, mesfushorit 24 vjecar brazilian i masakruar të shtunën. Sipas asaj që bëhet e ditur nga hetuesit, një dëshmitar kyc ka treguar natyrën pasionante të krimit, shkaktuar nga xhelozia. Në thelb, Daniel ka paguar ngacmimin ndaj gruas së gabuar, duke provokuar tërbimin e të fejuarit të saj, që e ka rrahur për vdekje bashkë me tre të tjerë. Ish-mesfushori është vrarë në shtëpi nga katër individë, e pastaj e kanë braktisur kufomën në një zonë me pyll.

Dëshmitarja okulare ka treguar se futbollisti është sulmuar në apartamentin e tij, ku ishte mbyllur bashkë me të, pasi ishte kthyer nga një festë me disa shokë të skuadrës. Dëshmitarja i ka treguar hetuesve emrat dhe mbiemrat e vrasësve, që ka parë ta sulmonin Daniel me një hanxhar. Agresorët e kanë vrarë futbollistin me mjete të mprehta, përpara se ta ngarkonin trupin në një makinë e ta braktisnin në periferi, ku u gjend orë më pas me shenja të dukshme torturash.

“Klientia ime ka treguar se e ka dëgjuar qartë Daniel të kërkonte mëshirë. Njëri nga katër personat kishte në dorë një hanxhar”, ka bërë të ditur avokati i dëshmitares, Jacob Filho. “Nuk e ka parë agresionin sepse kishte mbetur e paralizuar nga frika në dhomën ngjitur, por e ka parë trupin e Daniel përtokë në agoni në një pellg gjaku, pastaj katër personat e kanë futur në bagazhin e makinës”. Policia Civile, që është në gjurmët e vrasësve, ka garantuar anonimatin e dëshmitares, duke e vendosur nën kujdesin e tyre për të shmangur raprezaljet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *