• |
ide | kryesore

Surpriza katalanase, Icardi në shënjestrën e Barcelonës

Sport



Barcelona kërkon një qendërsulmues të ri dhe El Mundo Deportivo zbulon se shënjestra e katalanasve është Mauro Icardi. Në Camp Noë kërkohet një numër 9, e qartësuar kjo edhe nga vetë sulmuesi aktual i blaugrana që mban këtë numër, Luis Suarez. Barcelona nuk kërkon të jetë e papërgatitur kur urguajani të largohet, për më tepër që përfaqësimet statistikore te Suarez janë në rënie, pavarësisht tre golave në Klasike.

Sipas asaj që bën të ditur gazeta spanjolle, i preferuari i teknikut Valverde është Harry Kane, qendërsulmuesi i Tottenham, i ndjekur edhe nga Real Madrid, që vlerësohet për mënyrën e lojës, në funksion të skuadrës por me golin në ADN. Vetëm se kosto për anglezin është e papërballueshme: 200 milionë euro. Kështu, në fokusin e katalanasve janë përfshirë lojtarë të tjerë, edhe më të rinj si Timo Ëerner i RB Lejpzig e Kasper Dolberg i Ajax. Të dy kanë shifër shumë më të ulët, por nuk garantojnë ende përfaqësime të sulmuesve që kërkon Barcelona.

Në këtë pikë, prioriteti është kthyer të jetë kapiteni i Inter, Mauro Icardi. Argjentinasi i Inter ka treguar aftësitë e tij dhe pavarësisht se nuk përfaqëson profilin ideal në mekanizmat e futbollit katalanas, numrat flasin për të. Për 9 zikaltër, për më tepër, do të ishte një rikthim në Barcelonë, me fanellën blaugrana, ku ka luajtur për skuadrat e moshave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *