• |
ide | kryesore

A e kanë rrahur Saimir Tahirin? Përgjigjet vetë ish-ministri

Lajme, Të fundit



“A e more vesh që e kanë rrahur Saimir Tahirin para një jave. Në mënyrë absolute bandat e Edi Ramës. Sa filloi t’i përmendi Edi Ramës çatinë. Ishte fjalë kod ajo. Sa ia përmendi këta e zhdëpën. Kryekumbari në shpellën e mafies bën ligjin”.

Këto janë fjalë që tha pak javë më parë ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “360 gradë” në Ora News. Këtë deklaratë e përsëriti edhe kreu i PD-së në emisioin “Opinion”, Lulzim Basha.

“Saimir Tahiri është rrahur para disa ditës, madje thonë se janë shkrehur edhe armët. Është rrahur nga ata që kanë frikë. Ata që kanë frikë se mos e nxjerr të plotë dosjes Xibraka ku është i përfshirë Olsi Rama”, – deklaroi më tej Basha.

LEXO EDHE: 

Berisha: Pak ditë më parë rrahën Saimir Tahirin me urdhër të Ramës

Basha në Opinion: Saimir Tahiri është rrahur para pak ditësh për dosjen “Xibraka”

Lidhur me këto deklarata, Saimir Tahiri është pyetur mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Në fund të emisionit, moderatori Blendi Fevziu e pyeti: “A është e vërtetë që ju kanë rrahur? Nuk po tallem.”

Përgjigja e Tahirit ishte me nënqeshje: “Kush e ka bërë këtë lajm…? Shumë banale kjo Fevzi. Mos e ul kaq shumë nivelin”. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. lapsi cdo dite, cdo idiotesire qe ngre berisha e rikthen ne artikull qe te mundohet te ngjizi ne publik si e vertete. Quhet propagande perfide, rama e pershkruan si “hidh balte se dicka do ngeli”
    Ne te kundert do kishim ndonje artikull ” a e kan rrahur Edi Ramen pas zgjedhjeve te ´96″ e qe vertete u rrah.
    Ketu kemi perballjen e artikujve te shkruar e te bazuar ne shpifje dhe mos shkruarja e artikujve kur ka ngjarje reale. Nje ish trajner i interit do e quante “Prostitucion intelektual”!!

  2. Ne fakt, kur ishte minister i brendshem, i kane vene dinamitin biznesit te te jatit dhe ky eshte nje fakt qe dihet boterisht, apo jo? Sa per rrehjen ka vetem fjale dhe nuk ka prova, keshtu qe eshte e kote qe te pyetet. Pyetja e Fevziut ishte pyetje pa piken e sensit. Nje mashkull shqiptar nuk e pranon kurre se eshte rrahur edhe kur eshte “bure” e jo burre… Pastaj kjo eshte dicka personale, nuk ka te beje me emisionin ne fjale. Emisioni ia arriti qellimit edhe fale ndihmes se pacmueshme te Muc Nanos.

  3. Qe e ka bo veten per dajak eshte e padiskutueshme. Se sa eshte e vertete vetem kurrizi i tij e di dhe ata te cilet jane argetuar duke e xhonglu…… .

  4. Per kujtese, ketyre mbrojtesve te qeverise se krimit’ Sa denoncime me figure e fakte jua ka perplasur ne surrat Berisha, e ju ka thene; a doni me per Belulin? Por, ju, akeni pranuar ndonje nga rastet e denoncimit, dhe qe te tera po na dalin mese te verteta,,,,e, pra, ju jeni te pa gdhendur, e tinezare, e mos iu sulini portalit sepse per ate pune jane,,,qe te japin lajmin, e denoncimet, se po mos qene keto ju akoma si qeveri e maskarallekut te tera maskaralleqet do i fshihnit, e do na shiteshit sipas propagandes mashtruese qe keni, Dhe mese fundemi edhe pse jeni diskretituar si brenda e jashte ,, si te pa fytyre na beni rolin e hipokritit, por kjo kohe do mbaroi shpejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *