• |
ide | kryesore

Bicaj përmbys rezultatin në dy minuta, Tirana në krizë të thellë

F1, Sport



Krizë e plotë rezultatesh për Tiranën, që humbet 2-1 një ndeshje në dy minuta, braktiset nga tifozët demostrativisht, përfshihet zyrtarisht në luftën për mbijetesë me vetëm një pikë në tre ndeshjet e fundit me Ardian Memën. Më keq nuk mund të shkonte për 24 herë kampionët të dorëzuar ndaj shtatlartësisë së Ditmar Bicajt dhe instiktit të tij prej goleadori, por më tepër kryeqytetasit duhet ti shqetësojë fizionomia e munguar, goleadori që nuk është dhe hijet e të shkuarës që rëndëojnë mbi këdo.

I dinte mirë të gjitha këto Teuta që luajti një ndeshje të duruar: avantazh ishte edhe renditja që nuk i peshonte këmbët lojtarve të Shkëmbit, që në fakt në pjesën e parë rrezikuan shumë më tepër se cdo të donte tekniku. Tirana funksioni, ndoshta linte për të dëshiruar në qendër të mbrojtjes ku erdhën rreziqet kundërshtare, por përpara, pa pika referimi ja bëri jetën të vështirë Osmanit e Bicajt, vetëm se Hasani nuk është qendërsulmues dhe humbet rastet që nuk duhet dhe Ngoo kushedi nëse, në disa situata, nuk do ti kishte bërë punë bardhebluve, që edhe golin e shënuar në mesin e pjesës së pare e realizuan me kontributin e Shkallës së pafat në devijim, pas topit të kthyer nga shtylla.

Tirana e hodhi poshtë gjithcka në vetëm dy minuta të cmendura, kur arma më e fortë e bregdetarëve shtatartësia dhe goditjet standarte, fundosën idetë e Memës dhe shpresat e Tiranës. Individët nuk gabuan në të 70, si kishte konstatuar tekniku në dy javët e fundit, këtë herë ishte i gjithë reparti që lejoi Bicajn të barazonte dhe dy minuta më vonë të fiksonte dygolëshin personal.

Tirana e humbi ndeshjen aty, reagimi më pas ishte vetëm shprehje e tërbimit për një renditje që nuk flet si duhet e që po i bën të gjithë të gabojnë, edhe para portës, duke mbetur me 9 pikë, vetëm një distancë nga zona e rënies nga Kategoria. Teuta i gëzohet fitores dhe i afrohet zonës europiane me 18 pikë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *