• |
ide | kryesore

Dako i përgjigjet Berishës, por nuk thotë asnjë fjalë për përgjimin e ri me “Niçen”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako i është përgjigjur deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha i cili gjatë një interviste televizive të enjten në mbrëmje tha se një ambasador i kishte thënë se Dako do të arrestohej.

Lexo këtu: Ambasadori i tha që do arrestohet Vangjush Dako, Berisha tregon batutën

Por kryebashkiaku i Durrësit i ka kthyer një përgjigje në Facebook ku ndër të tjera shkruan: “Saliu shpif se nuk ka ambasador të shkojë tek një politikan dhe t’i flasë për arrestime njerëzish. Vetëm ky dhe Bujari kane arritur të thonë këtë budallallëk! Ndërsa unë them vetëm të vërtetën, se s’ka shqiptar të ndershëm që të mos e dojë arrestimin e këtij njeriu që vetëm sherrin i pa Shqipëria.”- thotë Dako, por kryebashkiaku ende nuk ka abërë asnjë reagim për një fakt të rëndësishëm të publikuar gjithashtu të enjten mbrëma.

Emisioni “Të paekspozuarit” zbuloi një tjetër përgjim telefonik mes Dakos dhe Altin Avdylit i njohur me nofkën “Niçja”. Aty Dako i premton se do t’ja zgjidhë hallin që ka. Tashmë Niçja është në burg i akuzuar për trafik droge. Në emisionin “Opinion” një javë më parë kryebashkiaku tha se këta persona nuk kishin përfituar asnjë favor prej tij, por tashmë e vërteta duket krejt ndryshe. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Dako je bere si qen i rrahur kokes,si ata qente e pa matrikulluar nga Erion Veliaj qe vine verdalle neper Tirane .Edhe ti ju stodio me studio te televizioneve te shkosh por dhe ne kozmos ty nuk te lan as prroi, as lumi ,as liqeni ,as deti ,dhe as oqeani nga bataku ku je zhytur.

  2. Dako je bere si qen i rrahur kokes,si ata qente e pa matrikulluar nga Erion Veliaj qe vine verdalle neper Tirane .Edhe ti jo studio me studio te televizioneve te shkosh por dhe ne kozmos ty nuk te lan as prroi, as lumi ,as liqeni ,as deti ,dhe as oqeani nga bataku ku je zhytur.

  3. Pse i bini në qafë kot Gjushit se ai nuk ka dhënë përgjigje për akuzat që i janë drejtuar ?
    A nuk deklaroi Gjushi se “nuk ka bir kurve që të ketë folur më shumë se unë në telefon me banditët”
    Mandej se mos është vetëm Gjushi ai që nuk pranon asnjë faj.
    A e keni dëgjuar ndonjëhere , Ramën, Ballën, Tahirin apo Xhafën që të flasin për gabimet e jo më fajet e tyre, veç përgjigjen e hajdutit të xhepit, që kur kapet me presh në dorë duke vjedhur, he mo se hajdutë xhepash nuk jam vetëm unë por ka edhe të tjerë.

  4. Hahahaha, Stalin rri urte se do te vi ne shtepine tende kur ti do jesh me shrbim nga partia dhe …..ti e di se c’do te beje.

  5. Ore’ keta kuqale si ju duket vehtja, nga na erdhen, e cu bene sot sikur jane pashallare, e erodite, keta morra te kuq, fshatare dembela, e rrjepacake, qe duke mbajtur pushtetin me krimet mete poshtera qe kane bere, i shohim, e i degjojme te na bejne perseri presion, po me ate edukaten qe na kane ardhur nga bajgat, e morrat e tyre. Keta, ricikluse te se keqes, jane nga mete poshterit si rrace, kafsha me fytyre njeriu, ketyre u djeg demokracia nga injoranca e ideollogjise qe kane trasheguar, sot e kane humbur llogjiken e aresyen, sot keto kafshe te soit e partise se tyre nuk njohin as opozite, e as kundershtar politik, keta jane ne delirin e diktatorit, e prurjes se sistemit te baballareve te tyre. Kjo as qe ka per te ndodhur, sepse i ka zene semundja e ngordhjes, dhe epidemise ;;flame’ qe po hane njeri tjetrin, si kope ujqerish te uritur. Keshtjella e genjeshtrave, dhe e mashtrimeve, e hajdutlleqeve, bandave e narkotikeve u zbulua, e do shembet nga vrulli qytetar qe e ka ne kurriz tere kete shtypie ekonomike, e psikologjike te pushtetit te qelbesirave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *