• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Hakeri i arrestuar në Tiranë kishte vjedhur foto intime të…

Lajme, Të fundit



Janë zbuluar detaje të reja nga arrestimi në Tiranë i një hakeri kompjuterik vetëm 20-vjeç. Sipas policisë në pranga është vënë Arben Bozhiqi nga Pajova e Peqinit, tashmë banues në Laprakë të Tiranës. I riu akuzohet se kishte vjedhur mbi 3000 adresa të rrjeteve sociale të shqiptarëve apo dhe të huajve. Bozhiqi kishte 11 profile në “Facebook”.

Në këto profile policia gjeti foto intime të vajzave të ndryshme disa prej të cilave dyshohet se kanë qenë minorene në kohën kur këto foto janë realizuar si dhe dyshohet se këto foto janë marrë nëpërmjet vjedhjes së adresave të rrjeteve sociale të tyre. Nga hetimet që zgjatën rreth 6 muaj është zbuluar se këtë aktivitet, i riu e kishte filluar që 12 vjeç.

Ai kishte arritur të vidhte mbi 1200 adresa e-mail, hotmail, yahoo, live etj, mbi 400 kode hyrjeje (password) për adresa të ndryshme të rrjeteve sociale, mbi 100 adresa (URL) të faqeve të ndryshme të “Facebook” dhe mbi 50 link-e (adresa) të ndryshme të cilat janë përdorur për të marrë (phishing) kodet e hyrjes së adresave të ndryshme të postës elektronike, rrjeteve sociale etj. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Aka shkaktuar dem ekonomik.aktivitet kriminal ,a ka depertuarne kodet e bankave per te terhequr leke ,aka nxjerre sekrtet shteteror,a ka ndikuar ne ndonje istitucion shteteror ,ne sherbimin informativ ,ne polici ,ne ushtri keto na beni te ditur jo se ka hapur dhe vjedhur andresa -face boku-fotografi femrash nudo etjera et jera dhe ketyre mire ja u ben hidh ne instagrame ,face-booke-fotografi lakuriq e lloj -lloj fotografis erotike .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *