• |
ide | kryesore

Drama e Ilicic: “Kujtova se nuk do të zgjohesha më, si Astori”

Sport



Infeksioni bakterial në linfonoduset e qafës e jo vetëm. Josip Ilicic ka dashur të tregojë periudhën e tij të vështirë. “Ajo që i ndodhi Astori më mbeti në kokë për ditë të tëra. Nuk arrija të flija më sepse e mendoja gjithnjë. E kur u sëmura këtë verë mendova vërtetë se do të më ndodhte edhe mua. Ishte një periudhë në të cilën kisha frikë të shtrihesha për të fjetur”, ka thënë slloveni i Atalanta për Corsport.

“Kisha frikë. Mendoja: po nëse nesër nuk do të zgjohem? Si do bëj pa e parë më familjen time? Ka patur persona që me problemin tim kanë përfunduar në koma. Infeksioni tek unë qendroi rreth linfonoduset e qafës, personave të tjerë i është shpërndarë. Kur e mendoj…”, shtoi ai i tmerruar. Por jeta e tij ka ndryshuar: “Le të themi se shoh përtej futbollit. Bëj detyrën time në fushë, pastaj kthehem në shtëpi tek të dashurit e mi që i dua gjithnjë pranë. Jeta është e shkurtër”.

Ilicic kishte arritur deri aty sa mendoi edhe të linte futbollin: “Nuk shihja më ndeshje në tv, mendova vetëm familjen. Në një pikë doja vetëm të mund të kthehesha të ecja si njeri normal, edhe pa qenë më futbollist”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *