• |
ide | kryesore

FOTO/ Nuk kishte para për unazën e fejesës, shqiptari mahnit të gjithë

Pikante



Jo të gjithë i kemi mundësitë financiare për t’i siguruar vetes të mira që i kalojnë nevojat jetike. Ndonjëherë na vjen talenti e ndonjëherë kreativiteti për të bëra gjëra ndryshe, por që kanë vlerë edhe më të madhe se ato që blihen me para.

Kështu një djalë nga Prishtina ka dërguar pranë redaksisë së JOQ, unazën e fejesës të gdhendur nga një monedhë 50 cent. Ai i ka shkëputur rrethin e jashtëm monedhës dhe më pas e ka lëmuar duke e bërë të duket si një unazë floriri.

Kjo unazë ka më shumë vlerë për të se sa një bizhu me vlerë monetare, pasi koha dhe përkushtimi që ka investuar për ta krijuar, për të janë më të rëndësishme se gjithçka. Djali i quajtur Jeton Hoxha ka rrëfyer ndër të tjera se e fejuara e tij e ka pëlqyer shumë unazën.

Ai është shprehur për JOQ: “Kur s’ke para mjaftueshëm per fejese duhet te manovrosh ksi soji. Vlera e saj nuk është çmimi por koha dhe përkushtimi. Eshte thjeshte e punuar nga materiali bakër i monedhës, e kam bere per qejf si befasi edhe doli te jete funksioni real, pasi i pëlqeu vajzës qe jam i lidhur. Veq dua te jap mesazhin: qe nuk duhet te ankohemi per rrethanat, por t’i krijojmë vete mundësitë”.

1-171 2-156 3-131 4-84

5-66



5 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *