• |
ide | kryesore

Mediat greke hedhin dyshime për manipulimin e ekspertizës së Konstandin Kacifës

Lajme, Të fundit



 

Pesë ditë pas vrasjes së Konstantinos Katsifas pas një shkëmbimi zjarri me forcat e policisë në fashitin Bularat në Dropull, mediat greke njoftojnë së sot në Shqipëri ka ardhur një oficer i policisë greke, i cili do të kërkojë të bashkëpunojë me palën tonë.

Siç raporton “Protothema”, ky njoftim vjen pak pas takimit mes homologëve Ditmir Bushati dhe Jorgo Katrougalos.

“Në të njëjtën kohë, media shqiptare flet për ekzistencën e një video që konfirmon se Konstantinos Katsifas kishte “disponim agresiv”. Jo vetëm që refuzoi të dorëzohej, por greko-shqiptari kërcënoi oficerët e RENEA duke i qëlluar me Kalashnikov. Pas kësaj, RENEA vendosi ta “neutralizonte “atë. Mediat shqiptare, në fakt, argumentojnë se kjo video ka kapur edhe momentin kur ai është qëlluar për vdekje”, shkruan media greke.

Të afërmit e Konstandinit Katsifa vazhdojnë të kërkojnë për të marrë trupin e pajetë të 35-vjeçarit, baba i një vajze të vogël, ndërsa deri më tani, ata nuk kanë qenë në gjendje të shohin trupin e tij, sipas mediave fqinje.

“Një kërkesë e re duhet të bëhet nga prindërit e viktimës, ndërkohë që prokurorët shqiptarë kanë kërkuar nga babai Konstantinos Katsifas të paraqesë kërkesën me shkrim në ditët në vijim me qëllim që ta shqyrtojë atë. Në të njëjtën kohë, avokati i familjes së Konstantinos Katsifas u takua takuar dje me shefin e Prokurorisë së Athinës, Vangelis Ioannidis, për ta informuar atë për veprimet ligjore që do të merrte. Familja po kërkon, siç dihet, të ndalohet çdo proces për ekspertizën mjeko-ligjore, duke thënë se nuk ka më kuptim pasi kanë zbuluar se mjeku ligjor shqiptar kishte ndryshuar elementët kryesorë, shkruan “Protothema”.



2 Comments

  1. Jau *ifsha nanen e grekve t’ka*rit, po ju na i keni vra njerezit tane pa arme ne dore dhe vetem pse ishin shqiptar e kush nuk beri kaq zhurme per ta, ndersa beni kaq shume zhurme per nje mut greku racist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *