• |
ide | kryesore

Paketa fiskale 2019/ Rritet ndjeshëm akciza e duhanit

Lajme, Të fundit



Qeveria ka propozuar të rrisë ndjeshëm akcizën e duhanit në kuadër të paktes fiskale të vitit 2019.  Në projektligjin e paraqitur në Kuvend synohet ndryshimi i nivelit të akcizës për produktin e duhanit të grirë, purot, cigarillos dhe cigaret me zëvendësues duhani.

Nga 4400 lekë/kg, akciza do të rritet në masën 6000 lekë/kg.

Ky propozim vjen me argumentet, si më poshtë: “Me qëllim përafrimin apo barazimin e taksimit të produkteve të kësaj kategorie me kategorinë T200 “Cigare që përmbajnë duhan”, propozohet që niveli i taksimit të bëhet 6000 lekë/kg, në të njëjtën masë të parashikuar në kalendarin e taksimit të cigareve (kategoria T200) më 1 janar 2019.

Referuar të dhënave për shtetet Kosovë dhe Maqedoni, rezulton se për këto dy kategori (T200 dhe T400), niveli i taksimit për njësi konvencionale është i njëjtë.

Me qëllim përafrimin e mëtejshëm me Direktivën e BE 2011/64, e cila përcakton nivelin minimal të akcizës për duhanin e grirë të paktën 60 euro për kg, riskedulimi i rritjes siguron një politikë të qëndrueshme taksimi sipas standardeve të BE-së, thuhet në projekligj.” 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *