• |
ide | kryesore

Real Madrid-Conte, kjo është arsyeja e vërtetë e bllokimit të tratativës: “Është si Mourinho”

Sport



Bllokimi i transferimit të Antonio Conte tek Real Madrid ishte surpriza e madhe e javës, duke qenë se mbërritja e italianit në kryeqytetin spanjoll ishte pothuaj e sigurtë. Ish-presidenti i merengues Ramon Calderon, në BBC Radio 5, kundër cdo parashikimi (mendohej sulmi ndaj Perez), ka sqaruar se këtë herë nuk është faji i Florentino Perez, por vetë teknikut Conte. Sipas Calderon, italiani mbërriti në Madrid me të njëjtat kërkesa që e kanë karakterizuar si tek Juventus ashtu dhe tek Chelsea.

“Ka kërkuar një kontratë tre vjecare e të marrë me vete 5 persona nga stafi i tij. Përvec kërkesës për të patur dorë të lirë përsa i përket blerjeve dhe shitjeve. Por kjo është dicka që për Perez është absolutisht e papranueshme”.

Conte, sipas ish-presidentit, nuk ishte as zgjedhja e duhur. Shumë i ngjashëm me një tjetër ish në Santiago Bernabeu, Josè Mourinho. Portugezi fitoi vërtetë la Liga, por dështoi në Europë e mbi të gjitha zhgënjeu në lojë.

“Nuk besoj se Antonio Conte është trajneri që Real Madrid pret. Është si Mourinho, një trajner difensivist që luan me tre mbrojtës qendrorë e bën kundërsulm. E kjo nuk është ajo që duan të shohin në Bernabeu”.

Ndoshta Calderon ka të drejtë, por për ta mësuar duhet pritur ende, deri kur zgjedhja e Solari të bëhet definitive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *