• |
ide | kryesore

Reportazhi i BBC: Shqipëria, vendi i mbushur me bunkerë (FOTO)

Lajme, Të fundit



Përmes një reportazhi BBC ka folur gjatë për bunkerizimin e Shqipërisë nga ish-regjimi i diktatorit, Enver Hoxha gjatë viteve të luftës së ftohtë.

BBC trajton të gjithë kontekstin historik dhe vendosjes së regjimit në Shqipëri, por edhe miqësinë, aleancat dhe dështimet e këtij pushteti, i cili për 45 vite ushtroi dhunë sistematike mbi shoqërinë shqiptare.

“Duke u frikësuar nga pushtimi gjatë Luftës së Ftohtë, kreu i Shqipërisë Enver Hoxha e detyroi vendin e tij të ndërtonte dhjetëra dhe mijëra bunkerë. Shumë kohë pas rënies së regjimit, shumë  prej tyre ekzistojnë ende”. 

Kështu e nis reportazhin media britanike, e cila përmes një udhërrëfyesi shqiptar nga Orikumi, tregon edhe formën se si janë ndërtuar bunkerët, raporton News 24.

Duke e cilësuar Shqipërinë si vendin më të izoluar të Europës në kohën e regjimit komunist, veprim i cili u shoqërua me pasoja të rënda,”BBC” shkruan mes tjerash se toka e shqiptarëve është ende e mbuluar nga bunkerët e Luftës së Ftohtë.

Shumë bunkerë janë shkatërruar në kohën kur Shqipërisë iu hapën dyert e lirisë pas dëbimit të sistemit, por  një pjesë të tyre i gjen gjithandej nga veri gjerë në Jug të Shqipërisë, ashtu siç e tregojnë edhe fotot e mëposhtme.

 

 



2 Comments

  1. Une se du Enver Hoxhen
    E mallkoj edhe sot e gjithe diten
    Po’ mjaft na cate bythen me bunkiere
    Mbas 30 vjet demokrature
    Jemi ma keq se c’ ishim
    Ju na keni Lene ne dore te hajdutokomunisteve
    Se kot nuk ju Ka ngel emri
    Moj Europ Moj kurva e motit.

  2. Qenka kujtuar shpejt -BBC-ja per bunkeret kur u shkatrruan me shume se gjysma per ti marre hekurin per skrap .Tani vetem bunkerin e -edvin psikopatit-ka ne mes te Tiranes qe e ka kthyer ne ”muzeum”per nostalgjiket e sistemit te qelbur te bunkerizimit te Shqiperise.Po te besh nje paralelizem -bunkerizim-ivendit nga etrit e tyre dhe -hashashizim -i vendit nga pjella e tyre kjo e fjala e dyte rendon me shume sepse kjo merr jete njerzish ,kurse e para mbronte popullin nga luftrat -imagjinare-te popullit tone me imperialistet amerikane dhe revizionistet sovjetike.Po qe te dy fjalet iu shkojne per shtat vetem ketyre -morrave te kuq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *