• |
ide | kryesore

Ronaldinho dënohet për një krim të kryer në 2015

Sport



Gjykata e Rio Grande do Sul (Porto Alegre) ka tërhequr pasaportën e Ronaldinho e vëllait të tij Roberto de Assis Moreira: masa është marrë pas mungesës së pagesës së një gjobe në vitin 2015 për ndërtimin ilegal të një mulliri. Pas tre vitesh në borxh me Shtetin, gjoba i është afruar shumës së dy milion euro. Prokuori i cështjes ka shpjeguar se të vëllezrit e kishin ngritur mullirin në një zonë të mbrojtjes së mjedisit.

Vendimi për abuzimin me ndërtimin në vitin 2015 kishte përcaktuar pagesën e një gjobe dhe sanksioneve të tjera, që, sipas ligjit, nuk janë paguar deri më sot. Sergio Queiroz, avokati që kujdeset për interesat e familjes së Ronaldinho, ka përcaktuar vendimin “ilegale e që dhunon të drejtat konstitucionale”, përvecse ka shpjeguar që e kanë marrë tashmë njoftimin për tërheqjen e pasaportës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *