• |
ide | kryesore

Rrahja e taksistit i kushton Nicklas Bendtner 50 ditë burg

Sport



Ish-sulmuesi i Juventus dhe i përfaqësueses së Danimarkës, Nicklas Bendtner, është dënuar me 50 ditë burg për sulmin fizik që i bëri një taksisti në Copenaghen. 30 vjecari sulmues i Rosenborg ka pranuar incidentin e ndodhur në 9 shtator, por konfirmoi se e kishte rrahur personin për vetë mbrojtje, pas një zënke për tarifën e kërkuar.

Taksisti, që pas ngjarjes përfundoi me nofull të thyer, është liruar nga akuza për dhunë.

Për qendërsulmuesin, që në të kaluar ka luajtur edhe për Arsenal, cështja do të apelohet, ndërsa është gjobitur edhe me 250 euro. Lajmi i vetëm pozitiv është se Rosenborg ka konfirmuar se vendimi nuk do të ketë asnjë ndikim mbi të ardhmen në klub të futbollistit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *