• |
ide | kryesore

“Të harruarit” e teknikut Panucci, mesazhe në Kupë

Sport



Minutat e pakta dhe golat e munguar peshojnë dhe jo pak, sidomos kur bëhet fjalë për grumbullimin në kombëtare. E në fakt, fytyrat dhe emrat gati i janë harruar nga tekniku i përfaqësueses, Christian Panucci, pikërisht për këtë motiv, por Cikalleshi, Latifi e Llullaku kanë shënuar në ndeshjet e mesjavës në Kupë me skuadrat e tyre, si një sinjal për italianin e kuqezinjve, që ka eksperimentuar jo pak kohët e fundit, në mungesë të zgjedhjeve të përhershme.

Sokol Cikalleshi ka realizuar në fitoren e Goztepe 4-0 kundër Cengelköy, duke i dhënë ndoshta një tjetër kurs sezonit të tij në Turqi. Sulmuesi nuk ka patur hapësirat e shpresuara në kampionat dhe në 10 ndeshjet e para ka numëruar vetëm 2 prezenca për mizerjen e 38 minutave në total. Cikalleshi shpreson se në kohën në dispozicion mund të bindë teknikun e Goztepe, aktualisht vendi 9 me 15 pikë, ti besojë më tepër, e kushtu të kthehet në vëmendjen edhe të Panuccit.

Në gol edhe Liridon Latifi në Kupën e Hungarisë në fitoren 1-3 përballë Komárom. E njëjta situatë edhe pse statistikisht më pozitive për ish-lojtarin e Skënderbeut: në 12 ndeshje ka vetëm 6 ndeshje dhe 1 gol në 292 minuta. Pozitiv duhet konsideruar fakti që pas kater ndeshjesh mungesë, Latifi luajti 17 minuta në kampionat kundër Debrecen, përpara se të shënojë në Kupë.

Azdren Llullaku luan rregullisht, por ndoshta nuk shënon me aq efikasitet sa për ta bindur Panuccin ta rikthejë në skuadër. 13 ndeshje dhe 3 gola e 4 asist për numrin 10 të Astra, autor i dy golave në ndeshjen e Kupës kundër U. Cluj. Një përmbysje e skuadrës së Llullakut në fakt, nsdërmarrë pikërisht nga sulmuesi kuqezi, që pas disavantazhit të shpejtë të tre golave, tërhoqi skuadrën drejt kohës shtesë duke barazuar shifrat e ndeshjes së parë me golat e tij, një nga të cilat me 11 metërsh.

Panucci sigurisht që prêt vazhdimësinë nga lojtarët që të mund ti besojë, por përpara zbardhjes së listës së të përzgjedhurve për eleminatoren me Skocinë në Ligën e Kombeve dhe miqësores me Uellsin duhet ta ketë mirëpritur mesazhin e tre sulmuesve …



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *