• |
ide | kryesore

Vrasja e Kaçifas, një zyrtar i policisë greke në Bularat për të ndjekur hetimet

Lajme, Të fundit



Pesë ditë pas vrasjes së Konstandinos Kaçifas në Bularat të Gjirokastrës, një zyrtar i policisë greke do të vijë në Shqipëri për t’u njohur në rrugë zyrtare me gjithçka rreth ngjarjes dhe hetimeve të deritanishme. Lajmin e ka dhënë “Protothema”,e cila duke iu referuar disa burimeve zyrtare, njofton për këtë vizitë të oficerit grek.

“Ne do të punojmë me policinë shqiptare, në mënyrë qëtë marrim të gjitha informatat në lidhje me hetimin për rrethanat vdekjes së Kacifas”, thonë burimet e gazetës.

Oficeri do të jetë në vendin e ngjarjes, në Bularat. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarëve, zyrtari i policisë do të udhëtojë në Shqipëri “siç është rënë dakord në kontekstin e bashkëpunimit dypalësh”.

Ndërkohë familja ka refuzuar një autopsi të re, pasi sipas saj, kjo tashmë nuk ka më kuptim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *