• |
ide | kryesore

Pse Meta e çoi Lleshin për lesh?

1, Ide



Duke mos dekretuar gjeneral Sandër Lleshin në postin e Ministrit të Brendëshëm, Ilir Meta i ka dhënë fund një tradite gati 30 vjeçare, ku kreu i shtetit e trajtonte si detyrim mospengimin e ministrave që kërkoheshin nga një kryeministër i zgjedhur me votën popullore.

Parardhës së tij, nga Mediani, që kishte më shumë kompetenca kushtetuese e deri tek Nishani, janë joshur shumë ta bëjnë këtë gjest, sa spektakolar po aq dhe prej protagonisti, por në fund e kanë lexuar ligjin themeltar të shtetit në një mënyrë të ndryshme nga kjo e sotmja.

Pra, në këtë kuptim, Ilir Meta ka kryer një gjest hisorik, i cili do të mbahet mend gjatë në manovrat e politikës së përditshme, që do të shënohet nga historianët e marrëdhënieve mes institucioneve dhe do të debatohet nga konstitucionalistët.

Lexo më tej:

Rrefuzimi i Lleshit/ Paralajmërimi dhe precedenti që krijoi Meta

Pikërisht se është një precedent i rrallë, megjithëse jo vetëm për këtë, Ilir Meta e ka për obligim të mos e kalojë këtë akt, me një njoftim steril, ku mungonin arsyetimi dhe argumentat. As njerëzit e zanatit dhe as publiku i gjerë, nuk mund të binden nga fraza standarte se Ilir Meta “nuk ka krijuar bindjen për t’i dhënë besim” Sandër Lleshit.

Një ditë më parë, kur presidenti i vendit, në një intervistë për “Fakt” solli paralelizmin me homologun e tij Italian, Matarrella, ai u mbështet tek ky shembull për të thënë se edhe një kryetar tjetër shteti me kompetenca të ngjashme, i kishte refuzuar dekretimin e një ministri të shumicës.

Por, pavarësisht nga interpretimi juridik që mund t’i bëhet kompetencave kushtetuese të njërit dhe tjetrit, krahasimi me Italinë nuk është i plotë. Sepse Mattarella refuzoi ministrin e ekonomisë, të koalicionit populist mes 5 Stelle dhe Lega, duke dhënë edhe arsyet. Ai vuri në dukje rrezikun që ky emërim përmbante për marrëdhëniet e Romës me Brukselin, për tronditjen e tregjeve financiare dhe për ardhmërinë e euros.

Pra, akti i Metës me atë të Mattarellës në përmbajtje ndryshojnë shumë.

Në rastin Italian kemi argumentim, respekt dhe transparencë ndaj publikut dhe mbi të gjitha garancinë se nuk është çështje bindjesh, por faktesh.

Në rastin e Metës të gjitha këto mungojnë.

Dhe ato nuk mund të arsyetohen me justifikimet se Lleshi shkoi për lesh pasi vajti me një ditë vonesë në takim, as me thashethemnajën se ai ka bashkëpunuar me sigurimin dhe as me alibinë se ka qenë ish ushtarak, prandaj nuk mundet të drejtojë një ministri të depolitizuar.

Ilir Meta nuk ka pse fshihet këtë radhë, kur ai vetë ka krijuar praktikën tejet të mirëpritur të argumentimit në filigran të rrëzimit të ligjeve qeveritare, si në rastin e atij për shembjen e teatrit.

Vërtet që kësaj here, duke marrë anë në një çështje tejet delikate të interpretimit të kushtetutës, ai mund të ketë bërë më shumë rolin e opozitarit, sesa atë të njeriut që qëndron mbi palët.

Vërtet ai mund t’u jetë bashkëngjitur këtë radhë të gjithë atyre që mendojnë se çdo gjest obstruksioni kundër rregjimit kriminal dhe kleptokratik të Ramës është në në mirë të publikut.

Të gjitha këto mund ta kenë shtyrë të interpretojë ndryshe nga papaardhësit nenet për dekretimin e ministrave.

Por, pavarësisht nga këto, ai është i detyruar të mos e injorojë publikun duke i servirur si të vërtetë të pakundërshtueshme, bindjen e tij të brendshme. Meta duhet ta shpjegojë aktin e tij. Ai ka obligim të sqarojë si logjikën konstitucionale ku është mbështetur, po ashtu edhe cenet personale të kandidatit për ministër.

Vetëm kështu, ai mund ta përligjë aktin e tij, që nuk ka dyshim që po bëhet për të minuar Ramën.

Por që mund të kthehet lehtësisht në boomerang, nëse mbështillet nga të njëjtat praktika okulte që zbaton edhe kryeministri për vendimet e veta.

©Lapsi.al

 



26 Comments

  1. Gazetaruc.
    Me kete titull, vetem profesionalist nuk quhesh. Ke rene ne nivel llumi ksaj rradhe.
    Kush te jep te drejten ty, injorant me kostum teritali, te fyesh njerez te nderuar?
    Ilir Meta, hajduti me ze dhe me figure, nuk i afrohet as te thoi i kembes Aleksander Lleshit.
    Kurse ti vete, leshin tregoja sat eme dhe tyt eti. Idiot.

    1. Ç’pate Bambi, pse qenke prekur kaq thellë? sepse nqs e ke lexuar shkrimin, pavarësisht titullit gazetari nuk ta ka sharë rilindasin Sandri, prandaj qetësou merr frymë thellë se ky është vetëm fillimi……nuk keni parë gjë akoma!

        1. E morra ke nëna jote. Idiot i pandeh gjithë njerëzit si veten, jam 300 km larg shqupit debil.

        2. kur flisni per rroge edhe ju qelbesirat buzkuqe eshte kulmi. Cdo gje ju e beni ne varesi te lekut o ripicka

      1. Ne pergjithesi nuk bej debat me njerez vulgar dhe te pashkolluar, sepse e quaj kohe te humbur.
        Sapo lexova nik-un me te cilin paraqitesh e kuptova se cfare niveli intelektual ke.

    2. Për t’ju përgjigjur shkurt pyetjes së Bushatit se pse Meta e çoi Lleshin për lesh, do të përgjigjesha sepse ishte Rama qe e çoi leshin për Llesh.

  2. Bambi o bole ky vend ka ik per lesh. Bambi o bole thiri mendjes o rrot do te rrjepin lekuren Sirianet, Afganet, Pakistanezet, arapet do ta heqin skalpin me keto byrhqira sorosiane qe qeverisin, keto plehra qe po qelbin dynjane. Bambi o bole shume shpejt do ngesh vetem ti dhe byqyrat sorosiane dhe e di se cfare te gjen nga keto tiganet e zinj. Bambi o boleeeeee

  3. KY hajdut bakall ka nje vile ne gjirin e kurvave me 11 banjo moderne,ku e gjeti token dhe parate,Moniqa eshte tekstilistja e kombinati,kaq shume te kete vjedhur ?Taho droga ka shume te drejte qe e demaskon kete batakci bashkeshortor.Nje mut I madh
    na pret te gjitheve.

  4. U dëgjua me zë e figurë i kandidatuari për ministër të mbrendshëm, z. Lleshi, në një televizion publik, që të deklaronte se si Kryeministri Rama, ashtu edhe ministrat e larguar të mbrendshëm Tahiri e Xhafaj, kanë bërë një punë të suksesëshme në rruajtjen e sigurisë kombëtare.
    Pra siguria kombëtare garantohet nëse Shqipëria kthehet në Kolumbi të Europës, kryeministri e mbush parlamentin, bashkitë e qeverinë me njerë me të kaluar kriminale. Ministrat e mbrendshëm janë të suksessshëm, nëse shpërthen kultivimi e trafiku i kanabisit në gjithë Shqipërinë e ministri emëron drejtorë policie trafikantë droge, ministri tjetër lufton mafiozët e drogës duke mbrojtur mafien që e ka në familje, apo kap cironkat e trafikut të kokainës e heroinës e paralajmëron peshkaqenët të largohen.
    Nëse Lleshi me deklarimet e tij, i quajti suksese veprimet e kryeministrit e ministrave të mbrendshëm, atëhere përse dhanë dorheqjen apo u shkarkuan nga Rama ?
    Nuk ka sepse të ngatërohemi duke bërë krahasime me Matarela.
    Është tjetër gjë të bësh politika të ndryshme me përdorimin ose jo të euros (jo të gjitha vendet e BE e përdorin euron), tregues se kjo është në vartësi të dëshirës së popullit, e krejtë tjetër gjë vlerësimi ndaj krimit të trafikut të drogës.
    Se kush është “hajdut i Bagdadit” apo i Tiranës, këtë mund ta përcakrojë vetëm prokuroria e ta vendosë gjykata për ta dënuar.
    Dikush thotë se shkak për shpërthimin e Gërdecit u bë biri i Berishës që qenka parë të takojë burin e tezes që punonte si puntor në fabrikë, e dikush mund të thotë se fajet më të mëdha i ka miku i afërt i Ramës, biznesmeni pronar i fabrikës, që nga makutëria për të fituar sa më shumë para, punësonte në ate fabrikë të rrezikëshme, duke mos marë edhe masat e sigurisë, gra e fëmijë apo puntorë që nuk ja kishin fare idenë se po mereshin me një punë shumë të rrezikëshme.

  5. E përmenda më sipër Gërdecin, sepse tashmë “rilindasit” e kanë bërë zakon, që për çdo ditë e çdo gjë që kapen me presh në dorë për korrupsionin gjigand e kriminalitetin shpërthyes, kujtojnë se mund të shfajësohen duke përmendur prej kaq vitesh, Gërdeci apo 21 janari.
    Ndërkaq viktima dyfish më shumë se Gërdeci bashkë me 21 janarin, ka pasur në Shqipëri për çdo muaj nga keqqeverisja e nga shpërthimi i trafikut të drogës e forcimit të bandave që meren me te.

  6. Zoti Bushati, e vleresoj analizen tuaj prej opozitari te perjetshem sepse vendit i duhen opozitaret edhe pse jane njerezit me te sulmuar nga te gjitha anet. Sa per pikëpyetjet qe ngrite se perse presidenti nuk e ka emruar zotin Lleshi dhe disa arsye qe besoj jane mjaft te verteta i dhate edhe vete, por te mos harrojme edhe nje tjeter, Sander Lleshi eshte nje figure e paster dhe veshtiresisht e sulmueshme. Ta zeme per nje moment qe kandidat të ishte Taulant Balla, dekretimi i tij do kishte vonuar po aq sa dekretimi i Fatmir Xhafes per te ikur, por duke qenë një person me integritet te pa cenueshem ne kete rast ku edhe opozitaret me te medhenj ne vend nuk dine se ku ta sulmojne dhe shprehin vetëm skepticizmin se Edi Rama do ti thote se cfare te beje(sikur kjo është ndonje cudi e madhe dhe nuk ka ndodhur deri me sot) dhe ne papritur na duket skandal. Tani Presidenti nga njera ane ka luajtur ne menyre brilante duke i bere te kuptoje Rames se ajo qe bere ti duke fshire gjykaten Kushtetuese per te bere abuzimet qe ke ndermend te besh dhe po i ben, po abuzoj dhe une dhe nuk ke cfare te besh, dhe Rama sic duket e ka kuptuar dhe pranuar. Nga ana tjetër per popullin qe fatkeqesisht nuk eshte spektator por ndodhet ne tabelen e “shahut” kjo eshte e mjerueshme refuzimi i te parit njeri me integritet, dhe intelektual ne keto 5 vite, dhe emrimet e njerezve me sharlatane qe vetëm bejne deme dhe na nxijne faqen neper europe duke dale ne pergjimet e ” partnereve” sic eshte bere e modes ti quajme, dhe kjo mosbindja e presidentit pa argumente tregon qarte se cfare niveli duhet te kesh qe te jesh i pranueshëm nga politika per tu bere minister….

    1. E me çfarë njësi matëse na qenka dalë z .Lleshi si një person me “integritet të lartë” apo si një “intelektual i shquar” ?
      Se paska qenë për pesë vite pothuajse fshehurazi, meqë shumë pak e kanë ditur se ai ishte “këshilltar për sigurinë” ii Edramës.
      Nuk po ja shkruaj emrin ndryshe me qëllim për ta imituar tendencën e tij për ta bërë këtë me të gjithë.
      Është vërtetë shkaktari i dramës së madhe që Shqipëria është kapur e sundohet nga bota e krimit e mafia.
      E pra si mund të quhet “njeri me integritet” , nje person që na paska këshilluar Ramën që ta bëjë sigurinë publike në Shqipëri , njëlloj si në Kolumbi ?
      Do të kisha me të vertetë besim tek integriteti i z Lleshi, tek ndershmëria e inteligjenca e tij, nëse në këto pesë vite, e pakta si gjeneral në lirim, nuk do të ishte përzjerë fare ne jetën publike e as me qeverine e të famëshmes “rilindje” që ka pjellë krim e drogë . Zotëria që ka qenë “këshilltar” i qeverisë së drogës, duket nga konsiderata që paska pasur për Tahirin apo Xhafën, duhet të mbajë përgjegjësinë qe e paska “këshilluar” Ramën që të mos lejojë prokuroren për ti arrestuar këta.
      Z. Lleshi deklaroi se këtë detyrë e kupton si një sejmen i bindur, apo si një manekin i Ramës.
      Çfarë ishte ajo deklarata e etij hipokrite e stilit të karrieristëve komunistë, se fajet për dështimet do ti mar unë e meritat do ti mbajë partia e kumandari?

  7. Eshte shume e sakte ate qe thote nje komentues me lart! Ku e gjen kete te drejte Andi te shkruaje brockulla te tilla? Cfare gjuhe perdorin keta komentues saliniane per te tjeret! A eshte kjo gjuhe qe na duhet sot? Apo ,ashtu si Andi ,edhe kata jane disa injorante? Qe te komentosh Andi Bushatin jo artikullin,sepse dihet mendimi i tij tinzar dhe idiot,duhet patjeter te mendosh nga ka ardhur dhe si ka vazhduar! Metamorfoza Sali-Andi eshte shembull shume negativ per procesin e tejzgjatur shqiptar! Sherbetori u be President dhe Kopo-Bushatet desh perfunduan ne burg! Saliu e futi Andin ne listen e pucisteve te 21 Janarit dhe Andi pilushi i mbushi “breket” nga frika! Kjo eshte historia e turpshme e Andit, qe ju afrua Berishes ,qe te luftoje Ramen me nje lufte te poshter me goditje nen brez ,sic di te beje komunisti i fundit shqiptar Sali! Por kjo histori e bilbilit “dylber” Andi eshte e njejte ne thelb si me Tosin,Zhejin,Avukatin dhe shume te tjere pa harruar Blushin! Keta njerez ,llafazane; nuk arriten te ngrihen pas renies ne 1990 dhe pasi kerkuan shume njerez, qe te ishin pjese e pushtetit deshtuan dhe u bene sherbetore, sic ishin prinderit e tyre sherbetore te enverit! Pra djajte i nxori Saliu nga shishja! Sa te jete Saliu dhe Likja gjalle Shqiperia do te endet gjate per te gjetur rrugen e duhur!

  8. Per komentiesin e fundit dhe te parin!
    Ndoshta gjuhen e titullit Bushati e ka marre duke shfletuar urtesite e Mero Qepazes te Tema.al.
    Ndoshta te Dita.
    Ndoshta te mutsafanano.aq
    (Aleanca e qelbesirave)
    Sa shume u habitet!

  9. Mor si nuk kam lexuar një k oment me argumente nga këta qelbësirat, kaq idiotë janë të gjithë?

    Është më lehtë të gjesh në ministër të brendshëm të palidhur me bandat se një komentues rilindas me tru në kokë.

  10. Ju lumte -autikeve- te Partise i kemi me grada -DR-PR-nga instituti i studimeve Marksiste -Leniniste-te gjithe me shkolle partie.

  11. I Paemer qe me pyet se me cfare njesie matese une e cilesova zotin Lleshi intelektual dhe me integritet…
    Njesia matese qe perdora eshte duke ju referuar politikes shqiptare, deputeve ne parlament qe nuk dine te lexojne, ministrave qe na qeverisin dhe nuk ju mbarojne zullumet dhe dalin e çirren se jemi ne gabim dhe po i akuzojme me te padrejte, ministrave pararendës, kush vete e kush vellain duke bere para me droge, presidentit duke bere listen e tenderave dhe 700 mije eurot qe do i shkonin atij, kryetarit të opozites qe per rrugen e kombit nuk dha asnjehere shpjegim por e kaloi me raporta spitali kryetarit te bashkisë qe nuk dha kurre shpjegim per vdekjen e Arditit, por po i jep vellait te prokurorit tendera publik cdo dite dhe do ti jape edhe teatrin ta shembe e te ndertoje kulla… Kesaj njesie matese ju referova

    1. Andrea !
      Të siguroj se për Ramën “njerëz me integritet” janë edhe Frroku, Prenga, Rroshi, Gjushi, Balla, Tahiri, Xhafa e shumë e shumë të tjerë si këta.
      Jam i sigurtë që edhe për ty që këput këtë gënjeshtrën e trashë se Basha paska futur në xhep 700 mijë euro nga Rruga e Kombit (pa shikoje mirë se mos shifra ka qenë 700 milione), Rama ka mendimin se je “me integritet” sepse gënjen me po aq paturpësi si ai.
      “Njesia tende matëse” është njësia e gënjeshtrave alla Rama, Balla apo Gjushi.
      Po çfarë “shpjegimesh” pret ti o gjë e trashë të të japë Basha për Rrugën e Kombit ?
      Kalo vetë e shihe me sytë tënd tunelin modern e të gjatë të Kalimashit që të kuptosh se ku kanë shkuar paratë.
      Nëse nuk ja ke idenë se sa kushtojnë të tillë tunele, bëj një këtkim në Google e të shohësh se sa kushtojnë tunele të tillë .Tunelin e ka ndërtuar një nga kompanitë më të fuqishme të botës të ndërtimit , kompania Benchel, e është ajo kompani që veç ndërtimeve të tjera në gjithë kontinentet, ka ndërtuar edhe kanalin e La Manshit.
      Edhe pse qeveria Berisha bëri gjithë ate shpenzim të madh me Rrugën e Kombit, kur iku i la Shqipërisë vetëm 62% borxh. Edi Rama , ndonëse në këto 6 vite që ka qeverisur, nuk ka bërë as 10 kilometra rrugë të asfaltuara të përfunduara, e ka ngritur borxhin publik me 72%.
      Ky borxh i shtuar me 10%, ta dish se është më shumë se dy apo trefishi i parave që u harxhuan për Rrugën e Kombit. Kur nuk ka bërë asnjë investim të madh infrastrukturor, atëhere përse nuk i kërkon Ramës se ku kanë shkuar këto miliarda euro ?

  12. Sa shume fjale dhe asnje veper.Japim mend vehtes se na mungon.Jo me kot serbet qe para 100 vjeteve na Kane quajtur shtetjoformues,vetem qahemi dhe pime kafe.Para kaosit njerzit duan diktaturen e majte apo e djathte qofte.

  13. Presidenti flet sa duhet dhe NE kohen e duhur, gje qe meta po e Ben ok. Kaq eshte per sot.

    Sa per leshin, keshilltar I suksesshem aq sa te behet Minister (NE qeverisjen E cpifur te Ekselences se tip, Kalores I Frances, hihihi
    …PA I Fjales e, I veteshpalluri Hazret, huhuhu e Vizionar Botnor, e….) DO ISHTE MIRE te mendohet pak me shume se I ZOTI, Piktori ne Hall…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *