• |
ide | kryesore

Dokumenti sekret i SHBA për Shqipërinë: Kushtet e tmerrshme në kampet e punës dhe internimet

Dossier

Dokumenti i qeverisë amerikane i vitit 1955, mbi kushtet e tmerrshme në kampet e punës dhe internimit në Shqipërinë komuniste…

Të burgosurit politik që u detyruan të punojnë për tharjen e kënetës së Maliqit, janë përballur me një prej fronteve më të vështira të punës së detyruar në Shqipërinë e regjimit komunist. Kushtet në këtë kamp pune ishin të tmerrshme dhe egërsia e regjimit mbi ta ishte në shkallën më ekstreme.

Sipas një dokumenti të qeverisë amerikanë, diskutuar në OKB në vitin 1955, bëhet e ditur se në këtë kamp ishin grumbulluar rreth 1500 të burgosur politik, të cilët punonin çdo ditë mbi 12 orë pasi ecnin 2 orë me këmbë, nën një regjim të tmerrshëm ushqimor, të sëmurë dhe pa asistencë mjekësore. Sipas dokumentit, i vetmi mjek në kamp ishte një i burgosur, i dënuar me burgim të përjetshëm, i cili nuk kishte as mjete e as barna për t’u ardhur në ndihmë të burgosurve.

Më poshtë, sjellim të plotë pjesën e përshkrimit rreth kampit të Maliqit, në raportin e gjatë të diskutuar në OKB, në vitin 1955, mbi punën e detyruar në Shqipëri dhe shkeljen e të drejtave të shtetasve shqiptarë, kryesisht të burgosur e të internuar.

Kampi në Liqenin e Maliqit mund të preket si një shembull tjetër, që tregon se si kalojnë të burgosurit politik në Shqipëri.

Të burgosurit në këtë kamp. Janë organizuar në 12 brigada pune, seicila e përbërë nga 120 deri 140 burra. Seicila përbëhet prej tri kompanish dhe secila kompani prej tri skuadrash. Personeli që komandon njësitë e ndryshme, përbëhet nga shokë të tyre që konsiderohen të dëmshëm nga komandant i kampit, megjithëse çdo brigadë është nën mbikqyrjen e fortë të një oficeri të policisë. Të burgosurit banojnë në baranga shogash me një brigadë në seicilën barakë. Barangat nuk janë të ndara në dhoma, gjatë mureve janë dy rrjeshta koçekësh me dy krevate, njëri mbi tjetrin, ku flenë të burgosurit. Shteti nuk u jep ndonjë mbulesë dhe ata të burgosur që nuk kanë, duhet të flenë ashtu si janë mbi kotecin e çveshur. Barangat nuk janë të mbrojtura prej kohës. Çdo të burgosuri i kanë dhënë vetëm një palë rroba pune, të përbërë nga një pallto, pantallona dhe këmishë, të cilat shpejt grisen pse puna e të burgosurve ka të bëjë me tharjen e liqenit të Maliqit dhe duhet që ata shumicën e kohës, të punojnë në ujë.

Nëse i burgosuri nuk posedon tesha të tija për t’u ndruar kur kthehet nga puna, duhet të mbetet me veshjen e punës, të lagura. Si rregull, të burgosurit punojnë 10 orë në ditë nëse nuk shtohet me urdhër të komandantit të brigadës. Në gërmimin e kanalit, për të tharë kanalin e Maliqit, shumica e të burgosurve zakonisht janë n’ujë që arrin deri në gjunjë, e disa herë deri në brez.

Në kundërshtim me këto kondita, puna vazhdon pa marrë parasysh kohën ose stinën e vitit. Një rrezik tjetër i punës është numri i madh i shushunjave në kanal, që sulmojnë të burgosurit. Si rezultat, shumë të burgosur u sëmurën dhe shpesh nja 150 prej tyre kishin nevojën mjekësore të përditshme. Vetë doktori i kampit është i burgosur me burgim të përjetshëm. Mejgithëse është doktor i mirë, ai nuk ka as veglat e as barnat e nevojshme. Veç skedës së punës së rregullt, që fillon n’ora 4 paradite dhe përfundon n’ora 4 pasdite, me dy orët që nevoiten për ec e pakë nga barakat në punë, puna shpesh vazhdon për një ose dy orë më shumë.

Ushqimi jepet tri herë në ditë. Racioni I bukës është 500 gram, një përzierje gruri dhe thekër, zakonisht e papjekur, që u jepet të burgosurve në drekë. Ushqim i zier u jepet vetëm për mëngjes dhe darkë; zakonisht përbëhet nga një supë uji me makarona, fasule ose kungull. Çdo i burgosur duhet të marrë 100 gramë mish në ditë megjithse ndodh rrallë. Kohë mbas kohe, të burgosurit lejohen të marrin pako me ushqime për të shtuar dietat e tyre.

Burimi: AQSH, f.14, v.1955, d. 176

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu