• |
ide | kryesore

Ervis Martinaj hetohet edhe për pastrim parash

Lajme, Të fundit



Biznesmeni Ervis Martinaj nuk është në hetim vetëm për akuzën e ” Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë e Tiranës ka hapur edhe një hetim ndaj biznesmenit Ervis Martinajt për akuzën e “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale”.

Kjo është dhe një arsyeja tjetër më shumë pse prokuroria e Tiranës kërkon sot vlerësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” , tre ditë nga momenti kur i skadon afati 30 ditor i  arrestit me burg dhënë Martinajt pas ngjarjes së 4 tetorit. Gjatë përplasjes me armë në Bllok mbeti i plagosur dhe Ervis Martinaj.

Ora News ka arritur të sigurojë kërkesën për vlerësimin e masës së sigurisë ku renditen dhe disa nga pasuritë dhe transaksionet që Martinaj ka bërë.

Pasurite e Ervis Martinajt

Sipas prokurorisë nga aktet e procedimit penal deri ne kete moment procedurial rezulton se shtetasi Ervis Martinaj prej vitit 2009 dhe ne vijim ka blere pasuri ne vlera te konsiderueshme. Menyra e shlyerjes eshte CASH, burimi i te ardhurave eshte i papercaktuar dhe nuk mund te justifikohet me burimet e ligjshme qe ka ky shtetas. Po kështu ai rezulton se zotëron disa shoqëri tregtare të cilat janë të gjitha passive dhe nuk ushtrojnë aktivitet.

Nga analiza e kryer ne sistemin tatimor C@TSrezulton se:

Shtetasi rezulton i punësuar në disa subjekte tregtare dhe ka të ardhura nga pagat në këto shoqëri në vlerën 2.382.900 lekë prej vitit 2012 dhe në vijim.Ky shtetas nuk ka kryer deklarim të të ardhurave individuale për të ardhura të realizuar mbi shumën 2.000.000 lekë.Shtetasi Ervis Martinaj zotëron disa shoqëri tregtare të cilat janë të gjitha passive dhe nuk ushtrojnë aktivitet.Shoqëria Albania Baste Live sh.p.k me Nipt L21620006U me status pasiv që nga data 06.05.2016. Statusi pasiv i shoqërisë paraqitet vetën në sistetim tatimor pasi shoqëria në QKB figuron aktive dhe nuk janë bërë veprime për pezullimin e aktivitetit të saj. Statusi pasiv nga administrata tatimore kalohet për ato subjekte të cilat nuk kanë veprimtari për një kohë të caktuar bazuar në nenin 44 të ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 “Për proçedurat tatimore në RSH” i ndryshuar.
Kjo shoqëri nuk ka kryer deklarime të librave të shitjes dhe të blerjes në sistemin informativ tatimor.Shoqëria rezulton me humbje dhe duke qënë me humbje nuk ka shpërndarë dividend pasi nuk ka pasur fitime.Nga kjo shoqëri ortaku Ervis Martinaj nuk ka përfituar asnjë të ardhur si dividend.
Subjekti Ervis Martinaj PF me Nipt K61927004F06U me status pasiv që nga data 08.06.2011. Ky subjekt nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në sistemin informative tatimor.Nuk ka dorëzuar listëpagesa të punonjësve, nuk ka deklaruar deklarata të tatimit mbi fitimin dhe gjithashtu nuk ka dorëzuar libra shitje dhe blerje.Pra ky subjekt nuk ka ushtruar asnjë veprimtari tregtare dhe nuk ka sjellë asnjë të ardhur për përfaqësuesin Ervis Martinaj.Shoqëria King Casino sh.p.k me Nipt L21407007D me status pasiv që nga data 20.05.2015.Kjo shoqëri nuk ka kryer deklarime të librave të shitjes dhe të blerjes në sistemin informativ tatimor.Shoqëria rezulton me humbje dhe duke qënë me humbje nuk ka shpërndarë dividend pasi nuk ka pasur fitime.Nga kjo shoqëri ortaku Ervis Martinaj nuk ka përfituar asnjë të ardhur si dividend.Shoqëria ka të njëjtën adresë si shoqëria Albania Baste Live sh.p.k.Shoqëria Alba Telecommunication sh.p.k me Nipt L22404014T me status pasiv që nga data 21.12.2017.Kjo shoqëri nuk ka kryer deklarime të librave të shitjes dhe të blerjes në sistemin informativ tatimor.Shoqëria nuk deklaron bilance dhe deklarata te tatimiot mbi fitimin dhe nuk ka informacion të ketë shpërndarë dividend pasi nuk ka të pasqyruar.Nga kjo shoqëri ortaku Ervis Martinaj nuk ka përfituar asnjë të ardhur si dividend dhe gjithashtu ky shtetas nuk figuron as në listëpagesat e kësaj shoqërie.Shoqëria ka të njëjtën adresë si shoqëria Albania Baste Live sh.p.k.

Në përfundim të ardhurat totale të përfituara nga bizneset prej vitit 2012 dhe në vijim nga ky shtetas janë në vlerën 2.382.900 lekë që i përkasin të ardhurave vetëm nga pagat pasi shoqëritë janë me rezultate negative dhe për këtë arsye nuk kanë shpërndarë asnjëherë dividend për ortakun e shoqërisë.

“Ky shtetas prej vitit 2009 dhe në vijim ka blerë pasuri sipas kontratave të raportuara në vlerën 85.000 Euro  nga të cilat 50.000 Euro janë financuar me qira financiare dhe 25.116.909 lekë. Mënyra e shlyerjes është CASH dhe burimi i të ardhurave është i papërcaktuar dhe nuk mund të justifikohet me burimet e ligjshme që ka ky shtetas të cilat janë analizuar

“Ky shtetas ka kyer edhe disa shitje automjetesh dhe kuotash të shoqërive  të cilat janë në një vlerë totale të përafërt 50.000 Euro dhe 14.600.000Lekë. Të gjitha këto shuma janë të shlyera jashtë zyrës noteriale dhe në CASH duke e shmangur sistemin bankar” shkruan prokuroria në kërkesën për vlerësimin e masës

Transaksionet per llogari te shoqerise se te atit

“Gjithashtu ky shtetas ka transaksione bankare në vlera të konsiderueshme të cilat nuk kanë asnjë justifikim për burimin dhe pjesa më e madhe e tyre janë kalime nga llogaria e shoqërisë Mati Union sh.p.k e cila është në emër të të atit. Një pjesë e këtyre të ardhurave është tërhequr në CASH nga ana e këtij shtetasi dhe nuk dihet qëllimi për të cilat janë përdorur këto tërheqje.”

Nuk pagoi 15 %

Per te ardhurat e realizuara minimalisht duhet te paguhej tatimi perkates mbi te ardhurat ne vleren 15%. Por as kjo nuk ka ndodhur. Prokuroria thotë se pas administrimit te te dhenave te plota ne kuader te procesit hetimor do te jepet dhe vlera e shmangies se detyrimit tatimor.

Hetimi dhe për aktivitet të kundraligjshëm në fushën e lojrave të fatit

Nga aktet ne permbajtje te procedimit penal deri ne kete moment procedurial, dyshohet se shtetasi Ervis Martinaj kryen aktivitet te kundraligjshem ne fushen e lojrave te fatit. Ne kryerjen e ketij aktiviteti bashkepunon me shtetas te tjere

Me pasaportë kosovar

Prokuroria thote dhe nga veprimet e kryera deri ne kete moment procedurial ka dyshime te bazuara ne akte se shtetasi Ervis Martinaj eshte i pajisur me nje tjeter pasaporte si shtetas kosovar me emrin Admir Koca.

Pasaportën ai e perdorte edhe per te dale jashte kufijve te Shqiperise. Kjo është dokumentuar me printim nga sistemi TIMS. Për këtë informacion është kërkuar me anë të letërporosisë administrimi i të dhënave nga autoritetet gjyqësore të Republikës së Kosovës.



1 Comment

  1. Nipi i liri berishes,familja berisha gjate kesaj kohe kane bere presjon prokurorve per ta liruar,akuza per pastrim parashe eshte e drejte,ky pusht pastronte parate e zenit e saliut prandaj saliu nuk ka folur dhe nuk flet per ngjarjen e bllokut,saliu nuk ndjehet mire keto kohe vin martini mund tja u prish terezine familjes,fol sali per vin martini,clirohu nga makthi qe te ka kapur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *