• |
ide | kryesore

Kërcënohet me jetë kreu i IMT-së Durrës

Lajme, Të fundit
Dajlanit



Kryeinspektori i IMT-së në Durrës, Ardian Halili është kanosur për shkak të detyrës.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në fshatin Bizë, ku 4 persona përkatësisht Bedri Dervishi, Nexhmije dhe Anita Dervishi, si dhe Begator Gjoka kanë kanosur me jetë teksa ndodhej në lokalin pranë banesës kryeinspektorin Halili.

Shkak ishte një urdhër për prishjen e objektit agjenci ”Dervishi”, që ndodhet te Ura e Dajlanit, në hyrje të Durrësit.

Kanosja erdhi pasi familjes Dervishi, në pronësi të së cilës është objekti, i është dërguar urdhri për prishjen e objektit, ndërtim pa leje. Objekti ishte në proces legalizimi, por me kërkesë të Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare është skualifikuar nga legalizimi, pasi cenon sigurinë hekurudhore.

Kryeinspektori ka bërë kallëzim penal ndaj 4 personave për kanosje për shkak të detyrës dhe pretendon se dhe pas kallëzimit penal personat kanë vijuar të lëvizin në zonën e tij të banimit si formë presioni ndaj tij. Begator Gjoka është punonjës i policisë së burgjeve dhe koleg i Nexhmijes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *