• |
ide | kryesore

Krah i hekurt mes FSHF dhe Ministrisë së Financave: dy milionë euro rrezikojnë Arenën Kombëtare

Sport



Në kohën kur dukej se gjithcka shkonte mirë në realizimin, sipas afateve, të Arenës Kombëtare, impianti më modern i vendit rrezikon tashmë seriozisht përfundimin e punimeve. Alarmi vjen nga vetë institucioni që drejton futbollin në vend, që bën të ditur përmes një komunikate të shkurtër për shtyp, në faqen zyrtare të FSHF-së, se “Komisioni i Apelit refuzon të rimbursojë TVSH-në për pjesën e investimit të kryer nga FSHF në stadiumin “Arena Kombëtare”. Kjo do të thotë që këtij investimi i mungojnë afërsisht 2 milionë Euro dhe se praktikisht përfundimi i punimeve të stadiumit vihet seriozisht në pikëpyetje”.

Dy milionë euro kanë shkaktuar një krah të hekurt mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Ministrisë së Financave: “Në bazë të VKM Nr.953, datë 29/12/2014, neni 5, pika 5, Qendra Sportive Kuq e Zi, ka bërë deklarimet kronologjike në librat e blerjes dhe shitjes të TVSH-së, duke konsideruar dhe deklaruar se qiradhënia e ardhëshme do të jetë e tatueshme”.

FSHF ka sulmuar ashpër duke e quajtur Komisionin e Apelit “një grup tifozësh ultras”, ndërkohë që kanë paralajmëruar se do ti drejtohet Gjykatës për këtë çështje. “Eshtë për të ardhur keq se si një grup burokratësh të shtetit dhe të politikës, ende nuk ju ka dalë mërzia, që Shqipëria u kualifikua në “EURO 2016”, dhe janë akoma më të mërzitur që Tirana po bëhet me një stadium modern!” përfundon komunikata e FSHF-së.



1 Comment

  1. Sipas afatit??? Hahahahahhaha! Kur nisën punimet në gusht 2016 u tha se do të mbaronin për dy vjet nga data e nisjes.Pra duhej të mbaronin në gusht 2018.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *