• |
ide | kryesore

Le Figaro: Mafia shqiptare mezi pret anëtarësimin e vendit në BE

Lajme, Të fundit



Franca është një nga vendet që kundërshton hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Por pas këtij raportimi nga Le Figaro, shanset thjesht do përkeqësohen.

Gazeta ka publikuar një dokument, sipas te cilit “bandat shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia kanë rritur prezencën në Francë, duke u bërë një rrezik real”.

Dokumenti që thuhet se ka dalë nga Ministria franceze e Drejtësisë, thekson se “mafia shqiptare po shpreson në anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE për të zhvilluar aktivitetin kriminal në Francë”.

Le Figaro shkruan më tej se prania e kriminelëve shqipfolës është rritur që nga viti 2010. Po kështu thuhet se këto grupe përqendrojnë aktiviteti e tyre kriminal në tre drejtime: vjedhjet, drogat dhe trafiku i emigrantëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *